
23:02 | Edi Rama me të rinjtë në Durrës: 11 maji përcakton fatin evropian të Shqipërisë
- 22:49 | Ofertë stratosferike nga Arabia Saudite për Vinicius
- 22:47 | V’rau ish të dashurën shqiptare, filipinasi i shkruan familjes së Ilaria Sulës: Po ju shkruaj nga qelia
- 22:40 | Franca do të ndalojë telefonat në shkollat e mesme
- 22:38 | Vuçiç fajëson Kurtin për protestat e studentëve
- 22:36 | Në paraburgim dhe qeli janë identifikuar 3 raste me SIDA
- 22:20 | 3 shenjat me fat dhe 3 që duhet të tregojnë kujdes – sipas Susan Miller (11 prill 2025)
- 22:16 | Horoskopi ditor nga Susan Miller – E premte 11 prill 2025
- 22:08 | Branko: 3 shenjat me fat dhe 3 që duhet të bëjnë sytë katër – e premte 11 prill 2025
- 21:55 | Horoskopi i Brankos për të premten, 11 prill 2025
Horoskopi ditor nga Paolo Fox, e enjte 10 prill 2025
- 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të kenë kujdes – sipas Susan Miller, e enjte 10 prill 2025
- Paolo Fox: 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të kenë kujdes, e enjte 10 prill 2025
- Horoskopi i Brankos për sot, enjte 10 prill 2025
- Horoskopi ditor nga Susan Miller, e enjte 10 prill 2025
- Rrëfimi tronditës i mikut të vrasësit të Ilarias: 'Kaluam natën me dy turiste polake. Ai filloi të qeshte. Nuk e linte makinën vetëm, trupi mund të ishte brenda!'
- Horoskopi i Paolo Fox për të premten, 11 prill 2025
- Shqiptari qëllon 5 herë me thikë bashkëshorten në prani të djalit 7-vjeçar në Gjermani: 'Nuk e dini se çfarë më bëri ajo!'
- Gjendet i ngrirë 27-vjeçari në Malin e Pashtrikut
- Branko: 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të kenë kujdes – E enjte, 10 prill 2025
-
Çfarë shkroi për Jozin? Valbona ka dy fjalë edhe për një nga banoret: Viktimizimi i saj është shumë i shëmtuar!
-
A e vendosi veten? Ja dy finalistët e tjerë sipas Gerta Gixharit
-
Blero ‘kërcënon publikun: Nëse s’fiton Gjesti, kam diçka për t’ju thënë të gjithëve
-
Gjesti xheloz për takimin e Eglit me Olsin: E kishe futur tek linja e jetës!
-
Egli dhe Gjesti dyshojnë: Historia e abuzimit të Laertit është gënjeshtër
-
Finalja e madhe e Big Brother do të jetë me katër finalistë! Hapet televotimi, publiku duhet të zgjedhë
-
Egli apo Laerti? Zbulohet finalisti i dytë i “Big Brother VIP”
-
Egli takohet në ‘BIG Brother’ me ish-partnerin Olsi Bylyku. Biseda mes tyre
-
‘Fitoje siç ke fituar edhe festivalet’! Përplasje e fortë mes Eglit dhe Rozanës
-
Gjesti i tregon Eglit: Të kam parë në ëndërr! ‘Ça po bënim?’
-
Bëri deklaratë të rëndë për myslimanët, Laert Vasili i kërkoi Gjestit që të falen bashkë
-
Jozi kritikon Loredanën: Rob kot, nuk ke respekt për vete
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur

TIRANË- Një vatër me gripin e shpendëve (H5N1) është konfirmuar në fshatin Mëzez, në Tiranë. Lajmin e ka konfirmuar edhe Ministria e Bujqësisë përmes një njoftimi zyrtar, ku bëhet me dije se vatra është karantinuar me qëllim izolimin dhe parandalimin e përhapjes së infeksionit. Në njoftimin e ministrisë thuhet se Instituti i Shëndetit Publik është njoftuar për të kryer procedurat e nevojshme për kontrollin dhe vlerësimin e riskut tek njerëzit.
Që nga data 30 tetor, fermerëve iu është ndaluar lëvizja e shpendëve nga fermat e zonave të Bashkive: Tiranë, Vorë dhe Kamëz. Ministria ka ndaluar edhe shitjen dhe tregtimin e shpendëve të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla. Gjithashtu është vendosur ndalimi i lëvizjes së shpendëve të gjallë pa autorizim të veterinerit zyrtar për në thertore, pasi është kryer testi i PCR-së dhe shpendët kanë rezultuar negativ ndaj sëmundjes. Këto shpendë duhen të jenë të shoqëruar me certifikatën shëndetësore të lëvizjes së shpendëve, në Bashkinë Tiranë, Kamëz dhe Vorë.
NJOFTIMI I MINISTRISË:
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në kuadër të transparencës dhe të informimit të publikut, menjëherë pas marrjes së konfirmimit nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë për prezencën e sëmundjes së Influencës Aviare me patogjenitet të lartë (H5N1) për një vatër të identifikuar si fermë oborri familjar, ngriti Qendrën Kombëtare të Krizës, e cila sot mbajti takimin e saj të parë, në zbatim të Urdhrit të Ministrit nr 885, 30.10.2024.
Për kontrollin efikas dhe të menjëhershëm të situatës në terren, mëngjesin e ditës së sotme, përfaqësues të MBZHR dhe AKVMB inspektuan nga afër vatrën e identifikuar si pozitive, në Fshatin Mëzez, Njësia Administrative Kashar. Shërbimi Veterinerar mbikqyri dhe monitoroi nëpërmjet kampionimit edhe ferma të tjera të vogla familjare, prezent në zonën e mbrojtjes dhe të mbikqyrjes, për t’i dërguar ato pa vonesë në Laboratorin e Referencës – ISUV. Eshtë në fuqi Urdhri i Ministrit Nr. 411 datë 20.09.2022 “Për miratimin e planit të kontigjencës për sëmundjen e Influencës Aviare”, i cili përcakton modalitetet e mbajtjes nën kontroll të sëmundjes, dhe Urdhri Nr. 177, datë 28.03.2023 “Për miratimin e programit kombëtar të mbikqyrjes së Influencës Aviare”.
Shërbimi Veterinar i AKVMB ka karantinuar vatrën dhe zonat e mbrojtjes dhe mbikqyrjes, me qëllim izolimin dhe parandalimin e përhapjes së infeksionit.
Është njoftuar Instituti i Shëndetit Publik, për të kryer procedurat e nevojshme për kontrollin dhe vlerësimin e riskut.
Prej ditës së sotme, njoftojmë fermerët, mbarështuesit e shpendëve të cilësdo lloj specieje, se është ndaluar lëvizja e shpendëve nga fermat e zonave të Bashkive: Tiranë, Vorë dhe Kamëz, në zbatim të Urdhrit të Minstrit Nr. 886, datë 30.10.2024 “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së influencës aviare në shpendë, në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla”, i cili përcakton:
– Ndalimin e shitjes dhe tregtimit të shpendëve të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla,
– Ndalimin e lëvizjes së shpendëve të gjallë nga ferma në fermë dhe nga ferma në tregjet e kafshëve të gjalla
– Moslejimin e lëvizjes së shpendëve të gjallë pa autorizim të veterinerit zyrtar për në thertore, pasi është kryer testi i PCR-së dhe shpendët kanë rezultuar negativ ndaj sëmundjes së influencës aviare. Këto shpendë duhen të jenë të shoqëruar me certifikatën shëndetësore të lëvizjes së shpendëve, në Bashkinë Tiranë, Kamëz dhe Vorë.
Udhëzojmë shpendërritësit në të gjithë vendin, të marrin masa për zbatimin e biosigurisë në fermat dhe mjediset ku ata mbarështojnë shpendë, si dhe të kryejnë lëvizjen e shpendëve për qëllime tregtare, vetëm pasi të jenë autorizuar nga Veterineri Zyrtar i Shërbimit me Certifikatën Veterinare të Lëvizjes së Kafshëve.
Për cdo rast dyshimi, kërkohet komunikimi i menjëhershëm me shërbimin veterinar rajonal, mos-manipulimi me shpendët e dyshuar, si dhe për efekt kohe kontakti me AKVMB në numrin e gjelbër 08003366, ose në adresën e e-mail: info@akvmb.gov.al.
Për komunikim publik me konsumatorin, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural informon se situata e garantimit të zinxhirit të sigurisë ushqimore është nën kontroll. Deri më tani nuk ka prova epidemiologjike dhe shkencore se ky virus transmetohet nëpërmjet konsumit të produkteve me origjinë shtazore dhe rekomandet që konsumi i këtyre produkteve të bëhet pas trajtimit termik, me temperaturë të larta mbi 75 oC.
Gjithashtu nga ana e MBZHR u bë njoftimi zyrtar i sëmundjes në Sistemin e Informimit për Sëmundjet e Kafshëve të BE-së (ADIS) dhe në sistemin e raportimit të shpërthimit të sëmundjeve (WAHIS) të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) me qëllim njoftimin e sëmundjes në vendet fqinje dhe në Evropë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
