Magazinë
Transmetuar më 22-10-2024, 18:21

PËRMET- Një 49-vjeçar është arrestuar në Përmet, pasi u kap duke u kujdesur për bimë narkotike. Gjithashtu u asgjësuan nëpërmjet djegies, 43 bimët narkotike që kishte kultivuar 49-vjeçari. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Përmet/Finalizohet pas 4 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni policor antidrogë, i koduar “Miçan”. U kap në flagrancë, duke prerë bimët narkotike që kishte kultivuar në fshatin Miçan, vihet në pranga 49-vjeçari. Asgjësohen bimët narkotike.

Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të kryer për 4 muaj, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjirokastrës, për sigurimin e provave për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Miçan, Komisariati i Policisë Përmet, në bashkëpunim me Sektorin Operacional për Përgjimet Ambentale e DVP Gjirokastër, finalizuan operacionin policor të koduar “Miçan”.

Gjatë operacionit u kap në flagrancë, duke prerë bimët narkotike që kishte kultivuar në vendin e quajtur “Fundi i Dërrasës”, shtetasi D. M., 49 vjeç, banues në fshatin Nikollarë, Skrapar. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u asgjësuan nëpërmjet djegies, 43 bimët narkotike që kishte kultivuar ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit