Transmetuar më 20-10-2024, 15:03

Kjo është kontrata që firmoset nga studentët të cilët kanë zgjedhur degët prioritare për të përfituar financimin sa paga minimale prej 40,000 lekësh në muaj. Kjo kategori studentësh përfitojnë bursën sipas mesatares.

“Përfitimi i bursës sa paga minimale,40.000 lekë në muaj, është ndarë sipas kategorive. Janë përfitues studentët ekselentë të cilët duhet të ruajnë mesataren 9.5 deri në 10. Studentët e programeve prioritare të miratuara me vendim të komisionit ADOK të ngritur pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Përcakton një përshkallëzim të mbajtjes së bursës me ruajtjen ose me veprimtarinë dhe arritjet e tyre akademike, pra ruajtjen e mesatares mbi tetë. ku përfitohet 100% e masës së financimit. Me ruajtjen e notës mesatare 6.5-8 përfitohet 60% e pagës minimale dhe me ruajtje të notës 6.5 përfitohet 30%”, thotë Ledina Mançka, Drejtoreshë e Përgjithshme e AKFAL.

Studentët janë të detyruar të pranojnë një marrëveshje për të siguruar përfitimin e bursës e cila parashikon qëndrimin e tyre në Shqipëri për një periudhe të caktuar.

“Studentët kanë detyrimin dhe pranojnë të nënshkruajnë një marrëveshje tre palëshe, mes universitetit, AKFAL dhe studentit dhe të punësohen 3 vjet në Shqipëri”, shprehet ajo.

Studentët që janë përfitues të mbështetjes financiare duhet të plotësojnë formularin deri në datën 15 dhjetor

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit