Magazinë
Transmetuar më 09-10-2024, 22:41

TIRANA- Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të marrë pjesë në hapjen e Xhamisë Namazgjasë në Tiranë ditën e nesëme. CNN turk shkruan se Enes Bashtur, i pari i Turqisë në recitimin e ezanit në vitin 2024, u emërua si imam i xhamisë së Namazgjasë.

“Presidenti Erdogan do të vizitojë Shqipërinë më 10 tetor. Presidenti Erdogan do të marrë pjesë në hapjen e Xhamisë së Namazgjasë, ndërtimi i së cilës ka përfunduar në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë. Enes Baştür, i pari i Turqisë në recitimin e ezanit në vitin 2024, u emërua si imam i xhamisë së Namazgjasë, e cila do të vihet në shërbim me një hapje madhështore”, shkruan CNN Turk.

Mëtej në artikullin e kësaj mediaje shkruhet se xhamia Namazgjasë, ndërtimi i së cilës filloi në vitin 2015 me mbështetjen e Turqisë, u ndërtua si xhamia më e madhe në Ballkan. Xhamia ka katër minare 50 metra të larta dhe një kupolë 35 metra të lartë, me detaje që të kujtojnë arkitekturën osmane. Sipas medias, xhamia do të ofrojë mundësinë e adhurimit në të njëjtën kohë për gjithsej 10 mijë persona brenda dhe jashtë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit