
23:08 | Aktorja e madhe Tinka Kurti jeton në një shtëpi për të moshuar! Artistja: Për mua ishte një tragjedi, doja të ikja
- 23:01 | Moti i keq me reshje bore, policia apel për kujdes: Është bllokuar përkohësisht hyrja nga Qafë Thana në RMV
- 22:53 | Sot ftohtë, shi dhe reshje dëbore, nga nesër moti bën kthesën e papritur
- 22:41 | Aksident në autostradën Milot-Thumanë, makina del nga rruga, një e lënduar rëndë
- 22:26 | Horoskopi ditor nga Susan Miller – E hënë, 7 prill 2025
- 22:19 | Reshjet e dendura të dëborës/ Aksi Strugë-Qafë Thanë-Prrenjas i bllokuar plotësisht, deri 1 kilometër radha e automjeteve (VIDEO)
- 22:05 | Pamje mahnitëse, fokat e egëra shfaqen në gadishullin e Karaburunit. Video
- 21:33 | ‘Plazhi ynë nuk është në shitje’! Qytetarët e Ulqinit protestojnë kundër Alabbar
- 21:04 | Skandal në Serbi! Policia hyn në fushën e blertë dhe dhunon futbollistët e klubit shqiptar
- 20:37 | Shkrihet AKU! Unifikimi i Inspektorateve është direktivë e BE, çfarë pritet të ndodhë me punonjësit
Horoskopi Javor nga Susan Miller: Java 7-13 Prill 2025
- Horoskopi i Paolo Fox për të dielën, 6 prill 2025 – Për të gjitha shenjat e zodiakut
- Susan Miller: 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes këtë javë (7 – 13 Prill 2025)
- Horoskopi i Brankos për të dielën, 6 prill 2025 – Çfarë kanë rezervuar yjet për çdo shenjë
- Humb jetën gruaja në aksident, policia: Kërkojmë një djalë të ri që mori arratinë
- Horoskopi javor nga Branko për 7 deri 13 prill 2025. Të gjitha shenjat e zodiakut
- Horoskopi javor nga Paolo Fox për 7 deri 13 prill 2025, për të 12 shenjat zodiakale
- Horoskopi i Brankos për të hënën, 7 prill 2025 – për çdo shenjë të zodiakut
- Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
- Horoskopi ditor nga Paolo Fox, e martë 7 prill 2025
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë
-
Charlize Theron “e thyen” në koncertin e Dua Lipës në Sidnej: “Çfarë nate e mrekullueshme!”

ANALIZË/ Një problem tjetër kritik që do të krijohet si pasojë e një kufizimi të ashpër të kredidhënies për individët është edhe lulëzimi i fajdeve. “Tempulli” i vjetër i plagëve sociale ku janë falur individët që nuk kanë gjetur zgjidhje nga sistemi financiar për të kapërcyer vështirësitë e jetës, do të rikthehet përsëri si kurth për shtresat në nevojë. Pasojë e sigurtë do të jetë rënia përsëri pre e tregut të zi financiar, i cili është i pa mbikqyrur nga Banka e Shqipërisë; madje nga asnjë institucion ligjvënës
Situatat e fundit në industrinë e mikrofinancës në Shqipëri kanë nxjerrë në pah shqetësime të rëndësishme në lidhje me menaxhimin e kredive të këqija dhe efektivitetin e masave rregullatore.
Në qendër të këtyre situatave ka qenë trajtimi në vetvete problematik i kredive me probleme nga subjekte të akuzuara për një sërë aktivitetesh mashtrimi që kanë prekur mijëra individë.
Roli tyre i dyfishtë i njësisë ekonomike si huadhënës dhe mbledhës i borxhit, i shoqëruar me vendosjen e normave dhe gjobave drakoniane të interesit, ngritën pyetje serioze në lidhje me mbikëqyrjen dhe rregullimin e institucioneve të tilla.
Në përgjigje të këtyre çështjeve, Banka e Shqipërisë ka ndjekur një qëndrim jo të duhur duke vendosur të kufizojë kredidhënien që në stadet e para nga institucionet financiare jo-banka, të cilat nuk mbledhin kredi, por vetëm japin kredi.
Nëse do të kërkonim për të gjetur dhe krahasuar me një politikë të ngjashme të dëmshme dhe të gabuar, kjo qasje e Bankës së Shqipërisë, të kujton moratoriumin e skafeve i vendosur në vitin 2006.
Qeveria e asaj kohe e ndërmori si vendim në përgjigje të trafikun illegal me skaf nga brigjet tona drejt Italisë. Në vend që të sillte ndalimin e trafikut ilegal, ajo politikë e ngjashme me këtë të Bankës së Shqipërisë me trajtimin e kredive të këqija, “vrau” në tërësi zhvillimin e lëvizjeve me mjete detare që në masën dërrmuese kryheshin nga drejtues të ligjshëm mjetesh lundruese.
Ajo çfarë në dukje paraqitet si masë që synon të frenojë përhapjen e kredive me probleme, në fakt lë disa çështje kritike të patrajtuara. Kryesorja është mungesa e aksesit në financime për mijëra individë të cilët hasin vështirësi të shumta kur i drejtohen sistemit bankar për një kredi të vogël dhe kanë gjetur zgjidhje tek institucionet financiare jo-banka.
Një problem tjetër kritik që do të krijohet si pasojë e një kufizimi të ashpër të kredidhënies për individët është edhe lulëzimi i fajdeve.
“Tempulli” i vjetër i plagëve sociale ku janë falur individët që nuk kanë gjetur zgjidhje nga sistemi financiar për të kapërcyer vështirësitë e jetës, do të rikthehet përsëri si kurth për shtresat në nevojë. Pasojë e sigurtë do të jetë rënia përsëri pre e tregut të zi financiar, i cili është i pa mbikqyrur nga Banka e Shqipërisë; madje nga asnjë institucion ligjvënës.
Historikisht, Banka e Shqipërisë ka zbatuar masa të ndryshme rregullatore për të menaxhuar rreziqet që lidhen me kreditë e këqija. Këto përfshijnë caktimin e kufijve për shumat e gjobave dhe normat e interesit, si dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve të subjekteve financiare jobanka të përfshira në blerjen e borxheve të këqija. Synimi pas këtyre masave ka qenë mbrojtja e konsumatorëve dhe sigurimi i një mjedisi financiar të qëndrueshëm.
Edhe në këtë drejtim, nga ana e Bankës së Shqipërisë nuk është artikuluar ndonjë masë ose ndryshim në rregullore për këto kompani që blejnë kredi, penalitetet që mund të vendosen nga këto kompani, ristrukturimet që behen, apo aspekte të tjera të aktivitetit të tyre që prek edhe jetët e kredimarrësve.
Gjithashtu, qasja aktuale e kufizimit të emetimit të kredive të reja nuk e trajton drejtpërdrejt problemin e kredive të këqija që janë tashmë në regjistra. Duke u fokusuar në parandalimin e kredive të reja dhe jo në blerjen dhe ristrukturimin e borxheve të këqija ekzistuese, Banka e Shqipërisë mund të anashkalojë nevojat imediate të huamarrësve të kapur nga kriza aktuale.
Rasti i këtyre institucioneve jo-bankare nënvizon domosdoshmërinë për një përgjigje më gjithëpërfshirëse ndaj menaxhimit të kredive të këqija. Thjesht kufizimi i dhënies të reja të kredisë mund të mos trajtojë mjaftueshëm problemet me të cilat përballen ata që preken nga praktikat mashtruese. Në vend të kësaj, nevojitet një qasje më holistike, që përfshin një masë që Banka e Shqipërisë mund të marrë në konsideratë është blerja dhe ristrukturimi i kredive të këqija, duke ndihmuar në zbutjen e barrës për huamarrësit e prekur dhe rivendosjen e stabilitetit financiar.
Megjithëse vendimi i Bankës së Shqipërisë për të kufizuar dhëniet e kredive ne dukje shfaqet si nje hap i kujdesshëm në menaxhimin e rreziqeve të ardhshme, ai nuk trajton plotësisht rrënjën nga e cila lindi problemi me mikrokreditë që është menaxhimi i kredive të këqija.
Një strategji më gjithëpërfshirëse që përfshin menaxhimin aktiv të borxheve të këqija dhe reformimin e rregullave është thelbësore për zgjidhjen e çështjeve dhe rivendosjen e besimit në sistemin financiar.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
