VIETNAM- Një urë në Vietnamin verior u shemb pasi u godit nga tajfuni Yagi, i cili ka vrarë më shumë se 60 njerëz që nga e shtuna e kaluar. Pamjet e kapura nga kamera e një makine tregojnë momentin tronditës kur Ura Phong Chau u shemb dje, të hënën. Disa automjete që ndodheshin në urë kur ajo u nda në dysh, ranë në ujë dhe 13 persona rezultojnë të zhdukur, sipas mediave të huaja.
Kalimi i tajfunit Yagi në Vietnamin verior ka lënë 63 të vdekur dhe 40 të tjerë janë ende të zhdukur, njoftoi sot qeveria e vendit aziatik. Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga tajfuni – më i forti që ka goditur Azinë këtë vit, sipas sinoptikanëve – gjithashtu plagosën 752 persona të tjerë, thanë autoritetet e menaxhimit të fatkeqësive të Vietnamit. Stuhia më e fortë që ka goditur Vietnamin në 30 vjet ka shkaktuar gjithashtu dëme masive materiale dhe ka lënë 1.5 milionë njerëz pa energji elektrike.
#WATCH 🇻🇳Typhoon Yagi, the strongest in decades, hit Vietnam, causing at least 59 deaths. Many are missing due to landslides and floods.
A bridge collapsed, millions lost power, and a bus with 20 passengers was swept away. The storm struck on Saturday and weakened to a tropical… pic.twitter.com/Ikqqm7z8h0
— 凤凰欧洲 PhoenixCNE News (@PhoenixCNE_News) September 9, 2024
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd