
23:31 | Milan vetëm barazim
- 23:30 | Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, dy vendet e vetme evropiane që kanë një arsenal bërthamor
- 23:11 | Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
- 22:57 | A po përgjohemi? Autoriteti i Sigurisë Kibernetike sqaron se çfarë janë pajisjet DPI?
- 22:53 | Susan Miller: 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes këtë javë (7 – 13 Prill 2025)
- 22:50 | Horoskopi Javor nga Susan Miller: Java 7-13 Prill 2025
- 22:12 | Horoskopi i Paolo Fox për të dielën, 6 prill 2025 – Për të gjitha shenjat e zodiakut
- 22:03 | ‘Mbahuni fort, nuk do të jetë e lehtë’! Trump thirrje amerikanëve pas hyrjes në fuqi të tarifave: Është një revolucion ekonomik dhe ne do të fitojmë!
- 22:01 | Horoskopi i Brankos për të dielën, 6 prill 2025 – Çfarë kanë rezervuar yjet për çdo shenjë
- 21:55 | Arrestohet një shqiptar dhe bashkëpunëtori i tij në Itali. Sekuestrohet drogë me vlerë tregu 400 mijë euro
U vetë*ra në Prishtinë, efektivi Alban Tolaj është babai i moderatores së njohur
- Horoskopi ditor i Paolo Fox – e shtunë 5 Prill 2025: Emocione, vendime të vështira dhe rikthim energjie për shumë shenja
- Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
- Humb jetën gruaja në aksident, policia: Kërkojmë një djalë të ri që mori arratinë
- Paolo Fox: Top 3 shenjat me më shumë fat sot – 5 Prill 2025 (Dhe ato që duhet të bëjnë sytë katër)
- Horoskopi Ditor nga Susan Miller – 5 Prill 2025: Zbulime të reja, lidhje të thelluara dhe hapa drejt qëllimeve
- 3 shenjat më me fat & 3 që duhet të tregojnë kujdes – 5 Prill 2025 (sipas Susan Miller)
- Vajza të huaja shesin trupin në Durrës, kapen mat dhe 6 klientë
- Horoskopi i Brankos për të dielën, 6 prill 2025 – Çfarë kanë rezervuar yjet për çdo shenjë
- Ftoi kryerabinin izraelit në iftar, kërkohet dorëheqja e kreut të KMSH-së
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë
-
Charlize Theron “e thyen” në koncertin e Dua Lipës në Sidnej: “Çfarë nate e mrekullueshme!”
-
I dënuar me një vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli ankimon vendimin në Gjykatë
-
Prindërit e Gjestit flasin për herë të parë për banoren, mesazhi për familjen e saj
-
Debati i ashpër Gjesti-Rozana-Egli, banori bën veprimin e papritur që u bë viral në rrjet
-
‘Është kapur prej flokësh me një vajzë’. Debat i ashpër në BBV mes Kellit dhe Rozanës: Ma trego videon!
-
Zbulohet data e finales së madhe të Big Brother VIP4. Banorët në lot

Presidenti i Republikës Bajram Begaj akuzohet për plagjiaturë akademike. Aktivisti për integritetin akademik, Taulant Muka e ka akuzuar Presidentin se ka bërë plagjiaturë në një artikull shkencor mbi menaxhimin e çrregullimeve gastrointestinale të botuar në vitin 2014.
Denoncimi erdhi sot pikërisht ndërsa Presidenti mbajti një ceremoni dekretimi për rektorët e rinj të universiteteve publike në vend.
Dhe ndërkohë që kërkonte nga rektorët e rinj “përmirësim të kërkimit shkencor”, Begaj, një mjek në profesion dhe që mban titullin shkencor “Profesor i Asociuar” u përball vetë me akuza për plagjiaturë
Studiuesi Taulant Muka në një email që u shpërndau redaksive, përfshirë noa.al, pretendoi se artikulli me bashkautor Begajn është kopjuar në masën 100 për qind nga materialet e leksioneve të Shoqatës së Mjekësisë Obstetrike të Amerikës së Veriut.
Sipas Mukës, përveç tekstit presidenti vendos edhe të dhënat për SHBA si të dhëna për vendin tonë.
“Tashmë presidenti i shtohet listës së gjatë të shumë figurave politike që kanë ndërtuar karrierën akademike mbi vjedhjen e pronës intelektuale”, thotë ai.
Të dy materialet online të publikuara nga studiuesi janë dukshëm të njëjta,
E kontaktuar nga noa.al, Presidenca lëshoi një deklaratë që vlerëson seriozitetin e revistës. Megjithatë, Presidenca nuk pranoi të komentojë përse tekstet shihet të jenë në disa pjesë të njëjta.
Artikulli shkencor me titullin “Vlerësimi dhe menaxhimi i çrregullimeve gastrointestinale gjatë shtatzënisë” me bashkautor Bajram Begaj dhe Rustem Celami u publikua në vitin 2014 në revistën “Advances in Life Science and Technology”, një revistë që nuk renditet në platformat e impaktit shkencor, ‘Thomson Reuters’ dhe ‘Scopus’.
Renditja në këto platforma kërkohet nga ligji shqiptar i Arsimit të Lartë si kusht për të fituar një titull akademik.
Çdo studiues mund të publikojë artikuj në këtë revistë kundrejt një pagese që luhatet nga 160 USD deri në 325 USD.
"Begaj, i cili është mjek në profesion, ka marrë titullin profesor i asociuar, për të cilin nevojiteshin publikime me faktor impakti. Megjithatë, kërkimet tregojnë se jo vetëm që nuk ka publikime të tilla, por edhe një nga artikujt e tij, "Assessment and Management of Gastrointestinal Disorders during Pregnancy", i publikuar në Advances in Life Science and Technology ( https://www.iiste.org/Journals/index.php/ALST/article/view/17044 ), është 100% i kopjuar nga materialet e leksioneve të Shoqatës së Mjekësisë Obstetrike të Amerikës së Veriut ( https://web.archive.org/web/20050310042337/http://www.obmed.org/pdfs/gastro.pdf ). Madje, Presidenti vendos të dhënat për SHBA si të dhëna për vendin tonë", thotë Muka.
Mbi akuzën për plagjiaturë në marrjen e titullit akademik si Profesor i Asociuar Presidenca thotë se, “Advances in Life Science and Technology” është një revistë me standarde të larta dhe artikulli i saj është botuar pas kalimit nëpër filtra të fortë dhe një komisioni të posaçëm vlerësimi. Në artikullin e botuar nga revista “Advances in Life Science and Technology” çdo e dhënë është e referuar sipas kritereve të caktuara nga metodologjia e punimeve akademike.
Taulant Muka duke komentuar qëndrimin e presidencës thotë se nuk është revista që e përcakton nëse është plagjiaturë ose jo.
Për rastin reagoi dhe “Qëndresa Qytetare”, një organizatë civile që merret me problematikat në arsim sipas së cilës, arsimi cilësor nuk mund të arrihet me drejtues “plagjiatorë”.
Drejtori ekzekutiv Rigels Xhemollari thotë se argumenti i Presidencës nuk qëndron dhe se rasti i denoncuar nga Muka nuk lë vend për të diskutuar nëse janë cituar referencat apo jo.
Sipas tij, duket qartë në artikull që presidenti ka marrë të dhëna të 2004 dhe i ka publikuar 10 vite më pas, ka marrë të dhëna të SHBA duke ia veshur si të dhëna të Shqipërisë”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
