
21:04 | Skandal në Serbi! Policia hyn në fushën e blertë dhe dhunon futbollistët e klubit shqiptar
- 20:37 | Shkrihet AKU! Unifikimi i Inspektorateve është direktivë e BE, çfarë pritet të ndodhë me punonjësit
- 20:15 | Horoskopi i Brankos për të hënën, 7 prill 2025 – për çdo shenjë të zodiakut
- 20:06 | ‘Serbia po planifikon destabilizim të situatës’! Kurti thërret Këshillin e Sigurisë
- 20:03 | Horoskopi ditor nga Paolo Fox, e martë 7 prill 2025
- 19:48 | Paolo Fox: 3 shenjat me më shumë fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes këtë javë (7 – 13 prill 2025)
- 19:45 | Horoskopi javor nga Paolo Fox për 7 deri 13 prill 2025, për të 12 shenjat zodiakale
- 19:44 | Të maskuar si pelegrinë, ndalohen në Kosovë disa pjesëtarë të shërbimeve të sigurisë serbe
- 19:29 | Java 7-13 Prill: 3 shenjat me fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes sipas Brankos
- 19:23 | Horoskopi javor nga Branko për 7 deri 13 prill 2025. Të gjitha shenjat e zodiakut
Horoskopi Javor nga Susan Miller: Java 7-13 Prill 2025
- Horoskopi i Paolo Fox për të dielën, 6 prill 2025 – Për të gjitha shenjat e zodiakut
- Susan Miller: 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes këtë javë (7 – 13 Prill 2025)
- Horoskopi i Brankos për të dielën, 6 prill 2025 – Çfarë kanë rezervuar yjet për çdo shenjë
- Humb jetën gruaja në aksident, policia: Kërkojmë një djalë të ri që mori arratinë
- Horoskopi javor nga Branko për 7 deri 13 prill 2025. Të gjitha shenjat e zodiakut
- Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
- Horoskopi javor nga Paolo Fox për 7 deri 13 prill 2025, për të 12 shenjat zodiakale
- Gjenden tre persona të vdekur në një ndërtesë banimi
- 'Mbahuni fort, nuk do të jetë e lehtë'! Trump thirrje amerikanëve pas hyrjes në fuqi të tarifave: Është një revolucion ekonomik dhe ne do të fitojmë!
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë
-
Charlize Theron “e thyen” në koncertin e Dua Lipës në Sidnej: “Çfarë nate e mrekullueshme!”

Jo vetëm eskorta shqiptare në vendet e lakmuara si Dubai, por edhe e kundërta.
Nga kinezet dhe filipinaset, ukrainaset, ruset, bjelloruset dhe kazakistanaset, dhe deri te latinet; spanjolle, venezueliane dhe kolumbiane.
Vajza të huaja që rekrutohen nëpërmjet faqeve të internetit dhe më tej menaxhohen nga shtetas shqiptarë ose të huaj për prostitucion, kundrejt një përqindjeje të caktuar, deri edhe në shfrytëzim nëpërmjet kërcënimeve, shantazhit dhe deri dhunës.
Rasti më i fundit (i gjashti në dy vitet e fundit), ishte ai i ditës së sotme, kur Policia e Tiranës njoftoi çmontimin e një rrjeti të organizuar prostitucioni, deri në gjobëvënie, i drejtuar nga një shtetase kineze që u arrestua dhe mikja e saj e shpallur në kërkim. 7 vajza eskorta po procedohen gjithashtu penalisht.
Strategjia është pothuajse e njëjtë, sigurimi i banesave nëpërmjet AirBNB me qira nga interneti dhe po në këtë mënyrë, kryesisht nga faqja e eskortave “Eurogirlsescort” rekrutimi i tyre, raporton shqiptarja.com.
Por jo gjithçka shkon siç duhet për vajzat e reja që kërkojnë fitime më të larta në vende europiane si Shqipëria, sepse mund të rrezikojnë edhe jetën. I tillë ishte precedenti i Durrësit në mars të këtij viti, teksa tutori nga Shijaku, tashmë i arrestuar, fluturoi nga dritarja e hotelit ku po qëndronte te “Plepat”, një eskortë spanjolle.
Policia zbuloi më tej edhe 5 vajza të tjera që i ndaloi dhe procedoi, nga Venezuela dhe Kolumbia, si dhe një tutorë nga Spanja të implikuar. Ose rasti i goditur sot në kryeqytet, ku eskortat shantazhoheshin të paguanin deri në 15 mijë euro për t’i liruar nga detyrimi, ose mbaheshin peng. Madje në një rast të shfrytëzuarit për prostitucion ishin 2 djem me kombësi të huaj.
Gjatë këtij viti numërohen të paktën 4 raste dhe vihet re një shtim i numrit të eskortave të huaja që vijnë në Shqipëri, edhe si pasojë e sezonit turistik dhe biznesit të kësaj natyre në rritje me kërkesë-ofertë.
Pagesa që shkojnë nga 100-300 euro për çdo klient dhe ku fitimet në rastin më të mirë ndahen. Vajzat pajisen edhe me një “armë” të veçantë, duke i joshur klientët me lëndë narkotike, kryesisht kokainë, të cilën e përdorin edhe vetë për të përballuar ngarkesën e aktivitetit dhe stresin.
Të dhënat tregojnë se ka edhe vajza nga vende të tjera, si Ekuadori, Tajlanda apo Turqia. Dhe bazat e tyre vendosen kryesisht në Tiranë, ku sigurojnë banesat me qira dhe ku ka numër më të madh popullsie apo qarkullim leku, zona e bregdetit të Durrësit, që mbipopullohet nga turistët, si dhe bregdeti i jugut, kryesisht Vlora e Saranda.
30 Shtator 2022
Shtatë shtetase të huaja u arrestuan nga Policia në Tiranë pasi kishin ardhur në vendin tonë për të ushtruar aktivitetin e prostitucionit. Vajzat e huaja të moshës 21-30 vjeç, ishin me kombësi nga Spanja, Kolumbia, Venezuela dhe Rusia. Në krye të skemës së shfrytëzimit të prostitucionit ishte 30-vjeçarja Beisi Yusmar Rojas Ruiz, nga Kolumbia, e cila kishte rekrutuar të rejat e tjera për t’i shfrytëzuar për prostitucion.
Aktiviteti i paligjshëm ushtrohej në disa zona të kryeqytetit, në banesa të marra me qira.
Hetimet janë zhvilluar nga shkurti 2022, në kuadër të operacionit të koduar “Contact”, teksa u bllokuan edhe pasaportat e vajzave.
6 Mars 2024
Një rrjet prostitucioni me vajza të huaja është zbuluar edhe në Durrës, teksa pati edhe një incident dramatik para se të finalizohej aksioni policor. 23-vjeçarja Darjana Linares, e lindur në Barcelonë, u shty nga kati i dytë i hotelit ku kishte rënë dakord të kryenin marrëdhënie seksuale, pas një konflikti me 39-vjeçarin Ismet Zoto. Për pasojë ajo u plagos lehtë. Këtë e kanë bërë me dije blutë e Durrësit, duke theksuar se pesë vajzat me origjinë nga Venezuela, Kolumbia dhe Spanja, janë proceduar penalisht pasi ushtronin prostitucion në hotelin ku jetonin, të marrë me qira në Durrës.
Policia duke shpëtuar eskortat, pas ngjarjes në Durrës
Vajzat ishin të moshave nga 23 deri 46 vjeçe, që u proceduan penalisht dhe u morën në hetim për prostitucion nga Prokuroria. Kurse Zoto, nga Shijaku, u arratis pas ngjarjes dhe u kap më pas, teksa u dyshua edhe si tutor. Sipas dosjes hetimore, vajzat hynë në Shqipëri më 5 shkurt 2024 dhe kanë pranuar se ofronin shërbime seksuale kundrejt pagesës.
Vajzat kanë dëshmuar se aktivitetin e paligjshëm e kryenin në pavarësi, duke pretenduar se nuk kishin një person që i menaxhonte apo i ushtronte presion. Paratë që fitonin, ata kanë pretenduar se ua dërgonin familjeve të tyre dhe pagesat shkonin deri në 200 euro për klient.
3 Maj 2024
Një tjetër rrjet prostitucioni u zbulua në Tiranë, kur një shtetas nga Venezuela, 29-vjeç, u zbulua se shfrytëzonte si punëtorë seksi dy djem të rinj, po me kombësi të huaj (homoseksualë). I dyshuari Guzman Gil Raibel Joisquel, si edhe një nga djemtë që ushtronte prostitucion, 31-vjeçari Daniele De Carli, janë arrestuar nga policia. Ndërsa 19-vjeçari me iniciale A. S., u procedua në gjendje të lirë. Sipas hetimeve, tutori nga Venezuela shfrytëzonte për prostitucion, dy shtetasit e tjerë, të cilët kishin ardhur nga vende të ndryshme, në Shqipëri.
Ata ishin akomoduar në një banesë me qira, në rrugën “Kongresi i Tiranës”, dhe nëpërmjet një faqeje në internet, krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prostitucionin, kundrejt pagesave 150-300 euro. Operacioni u kodua “ET-1”, në një banesë me qira në rrugën “Kongresi i Tiranës” dhe menaxhimi bëhej nga një faqe në internet.
6 Maj 2024
Katër persona, mes të cilëve dhe 3 të huaj, u vunë në hetim në Durrës, pasi u akuzuan se ushtronin veprimtarinë e prostitucionit. Policia atëkohë njoftoi se aksioni u krye në apartamentin e një pallati në lagjen nr. 4. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 pasaporta, 5 celularë dhe shuma parash të valutave të ndryshme të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
“Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasin R. G., 20 vjeç, banues në Durrës, si dhe për shtetasit N. B., 56 vjeç, T. S., 28 vjeçe dhe A. P., 36 vjeçe (me shtetësi amerikane dhe bjelloruse)”, njoftonte policia. Të dyshuarit u akuzuan se ushtronin prostitucion duke siguruar klientë nëpërmjet menaxhimit po në faqe interneti.
26 qershor 2024
Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës në një tjetër aksion, pasi akuzohej se shfrytëzonte për prostitucion disa vajza të huaja.
Në pranga ra i dyshuari Tritan Guni, ndërkohë që policia shpalli në kërkim si bashkëpunëtore motrën e tij, Bukurije Guni. Tre gra nga Kazakistani dhe 1 nga Kolumbia kanë qenë pjesë e grupit ‘Escort Tirana’. Tritan dhe Bukurije Guni dyshohet se u merrnin vajzave të huaja deri në 250 euro për marrëdhëniet seksuale që ato kryenin, ndërsa ata iu siguronin vendin për të qëndruar. Aksioni u kodua “Foreign”. Hetimet kishin nisur prej vitit 2023. Vajzat ishin të moshave 44, 39, 32 dhe 25 vjeçe.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
