Magazinë
Transmetuar më 05-04-2025, 11:32

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 11:00 të së shtunës në lagjen “8 Shkurti” në Fier, raporton noa.al.

Një automjet i drejtuar nga një 80-vjeçar, shtetasi L. G., ka përplasur një këmbësore, shtetasen D. K., 64 vjeçe.

Gruaja është dërguar në spital për ekzaminime mjekësore, ndërsa nuk raportohet për rrezik për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit