Magazinë
Transmetuar më 03-04-2025, 10:26

Në më pak se një javë, jeta e Joana Sanz ka ndryshuar plotësisht. Gjithçka nisi pas shpalljes së pafajësisë së burrit të saj, ish-mbrojtësit të Barcelonës dhe Juventusit, Dani Alves, pas akuzës për agresion seksual në dhomën e ndihmës së një diskoje të Barcelonës natën e 30 dhjetorit 2022. Pas kësaj, modelja e njohur njoftoi në rrjetet sociale se priste një fëmijë, konkretisht një vajzë.

Në një intervistë për revistën “Hola”, ajo ka folur për kohët e fundit, të vështira për shkak të procesit ndaj Dani Alves: "Kam besuar gjithmonë në pafajësinë e tij dhe për këtë arsye kam qëndruar gjithmonë në krah të partnerit. Presioni mediatik ka qenë shumë i fortë. Gjithçka është bërë kaotike dhe ndiej se nuk është respektuar momenti im i dhimbjes. Sapo kisha humbur mamanë time, – denoncoi Sanz. – Karriera ka qenë shpëtimi im mes gjithë kësaj dhimbjeje. Më e keqja nga ky proces ka qenë të merrja kaq shumë sulme, pa qenë as akuzuese dhe as e akuzuar. Kjo ka qenë, ndoshta, më e vështira".

Mbi vendimin e saj për t’u divorcuar nga Dani Alves, ajo ka rrëfyer: “Nuk ka qenë kurrë një vendim përfundimtar. Dëshiroja të kisha një bisedë me të para se të merrja ndonjë vendim të fundit. Pasi e pashë atë, gjatë vizitës së parë, ajo ide për t’u ndarë u zhduk dhe u shndërrua në vullnetin për të luftuar së bashku në kërkim të së vërtetës".

Lidhur me shtazëninë e saj të parë, Joana Sanz nënvizoi: "Dani ka pasur besim se kjo do të ishte hera e duhur. Kur ia thashë, ai nuk mundi të ndalonte së qari për gjithë ditën. Vazhdonte të falenderonte Zotin. Kanë qenë momente shumë të vështira, dy vite të tmerrshme nga ana emocionale, por tani jam këtu, me një lumturi të jashtëzakonshme dhe bekim që po vjen".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit