Magazinë
Transmetuar më 05-04-2025, 19:28

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e rëndë të një këmbësoreje është regjistruar rreth orës 17:40 në aksin rrugor Maliq–Korçë, në afërsi të fshatit Bulgarec.

Sipas burimeve zyrtare, një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur shtetasen S. Q., rreth 65 vjeç, banuese në Bulgarec, dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

E moshuara është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Mjekët bëjnë me dije se ajo ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur menjëherë hetimet për identifikimin e automjetit dhe drejtuesit, me qëllim kapjen dhe vënien përpara drejtësisë të autorit të ngjarjes. Ndërkohë, po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit