Transmetuar më 09-04-2025, 19:27

LLOGARA- Një aksident ka ndodhur mbasditen e sotme në njërën nga kthesat e Llogarasë. Mësohet se një autobus është përplasur me një kamion. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të plagosur, por ka vetëm dëme materiale.

Sipasojë e aksidentit trafiku në zonë është rënduar ndjeshëm, duke krijuar radhë prej disa kilometrash. Gjithashtu situata është përkeqësuar edhe nga fakti që tuneli i Llogarasë vijon të jetë i mbyllur për shkak të punimeve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit