Magazinë
Transmetuar më 03-04-2025, 09:32

Pas barazimit 1-1 në derbi, në gjysnmëfinalen e parë të Kupës së Italisë, trajneri zikaltër, Simone Inzaghi, foli për “Inter TV”: "Qëndruam gjithmonë të fokusuar dhe të vendosur në lojë, meritonim rezultat pozitiv kundër një ekipi të shkëlqyer, me cilësi të mëdha individuale.

Ishte i nevojshëm përqendrimi maksimal, por treguam qetësi edhe pas pësimit të golit. Në fund të muajit do të na duhet paraqitje e fortë për të siguruar finalen. Duhej t’i menaxhonim forcat, sepse kishim vetëm 14 lojtarë të gatshëm. Djemtë dhanë gjithçka që mundën".

A mund të bënin më shumë të tijtë në sulm me dyshen Correa-Thuram: "Të dy sakrifikuan shumë. U paraqitën mirë, kishin luajtur bashkë në Verona, edhe atje kishin bërë një ndeshje të shkëlqyer. Më pas patën disa probleme fizike, por janë çift shumë komplementar. E dinin që duhej të menaxhonin forcat, pasi nuk kisha zëvendësime në sulm. I falënderova për sakrificën e tyre".

Mbi lojën e zhvilluar: “Portierët ishin fantastikë, sidomos Maignan, që na mohoi dy mundësi të mëdha në fund. Milani është një skuadër shumë e mirë, ndoshta ne e meritonim më shumë fitoren. Gjithsesi, kemi respekt për kuqezinjtë, sepse mund të jenë gjithmonë të rrezikshëm në sulm".

Mbi momentin krucial të sezonit: "Nuk bëmë llogari duke lënë jashtë Dimarco dhe Arnautovic, por ishte më mirë të mos rrezikonim, pasi për 48 orë do të jemi në udhëtim për në Parma. Champions League? Ky është një muaj vendimtar. E dimë këtë, kemi mbërritur në prill me krenari të madhe, kemi luajtur me shumë përkushtim në ndeshje të ngjeshura.

Shpresojmë t’i rikuperojmë disa lojtarë. Kam fatin të drejtoj një grup me gatishmëri të jashtëzakonshme, jam krenar që i drejtoj këto lojtarë. Ëndrra ime si trajner është të kem të gjithë lojtarët në dispozicion. Po presim edhe Lautaron dhe Dumfries, shohim me besim drejt së ardhmes”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit