Magazinë
Transmetuar më 29-03-2025, 20:35

Në "Allianz Stadium" të Torinos, Juventusi mposhti 1-0 Genoan në një ndeshje që pa trajnerin e ri të "Zonjës së Vjetër", Igor Tudor, të debutonte me tri pikë dhe me një skemë të re loje për bardhezinjtë. Me 3-4-2-1 në fushë, Tudor u nderua nga Kenan Yildiz që në minutën e 25-të shënoi golin me vlerën e tri pikëve.

Një aksion personal nga turku që falë aftësive të tij e bëri mbrojtjen mike të pavlerë dhe me të djathtën ia la topin në rrjetë portierit Leali. Kështu, Juve rikthehet te suksesi pas dy humbjeve radhazi që sollën shkarkimin e Thiago Mottas.

Me 55 pikë bardhezinjtë ngjiten në vendin e pestë, një pikë pas Bolognas që mban vendin që të çon në Champions League. Nga ana tjetër Genoa me 35 pikë mbetet në vendin e 12-të.

VIDEO E GOLIT

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit