Magazinë
Transmetuar më 29-03-2025, 12:33

PSG do të përballet me një çështje kyçe në sesionin e ardhshëm të merkatos, duke nisur nga e ardhmja e portës. Gianluigi Donnarumma, megjithëse mbetet një nga portierët më të mirë në botë, vazhdon të kritikohet për vështirësitë që has në daljet ajrore dhe një sistem loje me këmbë që ndonjëherë krijon probleme për ekipin. Kontrata e portierit italian skadon në vitin 2026, por rinovimi po vonohet, duke ushqyer pasiguri për të ardhmen e tij.

Agjenti i italianit, Enzo Raiola, kohët e fundit iu ka dhënë siguri tifozëve, duke deklaruar për “L’Equipe”: "Bisedimet me klubin janë pozitive, megjithëse nuk kemi një marrëveshje ende. Gianluigi dëshiron të qëndrojë te PSG, po kërkojmë një zgjidhje".

Megjithatë, koha kalon dhe disa ekipe, përfshirë Interin, po monitorojnë situatën e kapitenit axurr, po studiojnë mundësinë e transferimit të tij në vitin 2025.

Ndërkohë, drejtuesit e PSG po shqyrtojnë alternativat. Ndër emrat që po monitorohet është ai i Lucas Chevalier, portier i Lille. Nga ana tjetër, sipas “AS”, gazetës sportive spanjolle, PSG ka vënë në shënjestër edhe Joan García, portierin e Espanyol, të lindur më 2001.

Talenti i ri spanjoll është portieri i vetëm në La Liga që ka kaluar 100 pritje gjatë këtij sezoni dhe ka tërhequr tashmë interesin e klubeve të mëdha si Bayern Munich, Barcelona e Manchester United. Verën e kaluar, Arsenali provoi ta merrte atë nga Espanyol me një ofertë prej 12 milionë eurosh, plus 20 milionë bonuse, por klubi katalanas qëndroi i fortë. Këtë herë, për ta larguar nga Barcelona do të nevojitet një investim shumë më i madh.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit