Magazinë
Transmetuar më 26-03-2025, 09:00

Rey Manaj ishte protagonisti kryesor në fitoren e Shqipërisë 3-0 ndaj Andorrës në “Arenën Kombëtare”. Sulmuesi kuqezi shënoi dy gola të bukur që në pjesën e parë të takimit dhe është përzgjedhur nga UEFA si një nga kandidatët e mundshëm për të fituar çmimin e Lojtarit të Raundit të Dytë të kualifikuesve, të vlefshme për Kupën e Botës.

Së bashku me Rey Manajn në garë për këtë çmim të veçantë janë edhe Karol Świderski i Polonisë, Martin Ødegaard i Norvegjisë dhe Haris Hajradinović i Bosnje-Hercegovinës.

Votimi është hapur në faqen e UEFA-s dhe të gjithë tifozët mund të votojnë në këtë link . Procesi i votimit do të jetë i hapur deri ditën e nesërme në orën 15:00 dhe më pas UEFA do të shpallë lojtarin më të mirë të raundit të dytë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit