

Lushnjë-Një aksident i frikshëm ka ndodhur pak para mesnate në Lushnjë. Një makinë tip ‘Audi’ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një parcelë
Tre persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar në spitalin e këtij qyteti ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Makina është rrokullisur disa herë para se të përmbysej.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë.
Ndërkohë raportohet se dalja e makinës nga rruga ka ndodhur në një pjesë të autostradës e cila vijon të jetë pikë e zezë sa i përket aksidenteve të shumta pavarësisht se ka barriera anësore.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd