Transmetuar më 29-03-2025, 23:19

VLORË- Gazetari Arjan Konomi ka ndarë në rrjetet e tij sociale një video nga situata aktuale në fushën e mbetjeve në qytetin e Vlorës. Ai e ka cilësuar këtë vend si "inceneratori i Vlorës" i cili ndodhet vetëm 150 metra larg bregut të detit. Duke ironizuar, Konomi shprehet se kjo është një nga kryeveprat e 12 viteve të qeverisjes socialiste.

Gazetari shprehet në video se në disa ditë këtij vendi i vihet flaka dhe tymi i dalë nga djegia e mbeturinave mbulon të gjithë qiellin e qytetit. Sipas tij kjo është një panoramë e asaj se çfarë po ndodh me mbetjet në këtë qytet.

"Jemi 150 metra nga bregu i detit. Shikoni këtë mrekulli të Inceneratorit të Vlorës që funksionon dhe është një vepër e 12 viteve të qeverisë socialiste. Një mrekulli për Vlorën turistike, për Vlorën e plazhit, Vlorën e turizmit elitar. Shikoni çfarë bëhet këtu. Njëherë në disa ditë këtu i vihet flaka dhe tymi mbulon gjithë qiellin e qytetit të Vlorës. Sot ka rënë shi për fat nuk ka tym, nuk ka zjarr. Por shikojeni këtë surrealiste të gjithë, për ta kuptuar se çfarë ndodh dhe bëhet në këtë qytet. Nga Vlora historike, që përveç atyre peizazheve që ka bërë perëndia, këto janë ato që ka bërë qeveria.”, u shpreh Konomi në video.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit