

Pogradec, 29 Mars 2025 – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen nr. 3 të qytetit të Pogradecit, rreth orës 20:20. Sipas informacioneve paraprake, një konflikt fizik mes dy shtetasve ka përfunduar me lëndimin e njërit prej tyre.
Shtetasi L. O. dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin M. T., 36 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Gjendja e tij shëndetësore ende nuk dihet.
Forcat e Policisë vijojnë kërkimet për kapjen e shtetasit L. O., i cili është larguar nga vendngjarja pas incidentit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd