Transmetuar më 29-03-2025, 14:46

Nuk është kuriozitet interneti, por një rast unikal në Shqipëri. Një rrugë nacionale e ndarë në dy pjesë ka në mes një shtëpi banimi.

Bëhet fjalë për këtë shtëpi në Klos, e cila u rrethua nga rrugët automobilistike që prej ndërtimit të rrugës së Arbrit.

E zonja e shtëpisë, Mane Cakoni shprehet se autoritetet nuk i dhanë asnjë zgjidhje për t’u shpërngulur nga aty, teksa akuzon Ministren e

Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Ballukun dhe kompaninë që ka ndërtuar rrugën e Arbrit.

Në vend të një dëmshpërblimi nga shteti për t’u shpërngulur nga vendi i banimit plot rrezik, Zonja Mane thotë se janë mjaftuar duke i thënë se nuk po i prishin banesën.

Mane Cakoni u bën apel institucioneve që ta zgjidhin problemin e saj, pasi jeta e të gjithë familjarëve është në rrezik të madh nga dy rrugët që i kanë rrethuar banesën.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit