

Kanë mbetur edhe 9 javë (ndeshje) deri në fund të Serie A. 9 ndeshje në të cilat Milani do të duhet të përpiqet të rregullojë atë që mundet nga ky sezon. Frenimet e papritura të Juventusit dhe Lazios kanë rigjallëruar shpresat shumë të vogla të kuqezinjve për arritjen e vendit të katërt, që do të thotë kualifikim në Champions League për sezonin e ardhshëm. Sidoqoftë, duhet të sfidojnë disa rivalë mjaft seriozë në fushë, teksa mungesa e vazhdimësisë që ka treguar skuadra kuqezi e vështirëson këtë objektiv.
Për të vazhduar të mendohet (ndonëse është pak utopik) kualifikimi në Ligën e Kampionëve do të duhet patjetër të kalohet përmes transfertës në Napoli. Kundër skuadrës së Contes, që është përfshirë në garën e titullit me rivalët historikë zikaltër, Milani do të duhet të bëjë një provë force, siç ka treguar shpesh në vitet e fundit në "Maradona". Kemi parasysh këtu, për shembull, fitoren 4-0 para dy vitesh dhe eliminimin e Napolit nga Liga e Kampionëve.
Ndërkohë, Zlatan Ibrahimovic u pa dje në “Milanello” pas tri javësh mungesë. Do të duhet të kuptohet nëse këshilltari i lartë i “RedBird” do të përfshihet nga Giorgio Furlani në zgjedhjen e drejtorit të ri sportive apo jo. Pas bisedimeve në Londër, suedezi kishte rekomanduar Igli Tare te presidenti Gerry Cardinale për këtë pozicion, ndërkohë që preferenca e Furlanit është Fabio Paratici. Bisedimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd