Magazinë
Transmetuar më 26-03-2025, 08:49

"Arda është një lojtar shumë i rëndësishëm, vëllai im i vogël. E dua shumë dhe të gjithë e dinë. Sigurisht që do të doja të vinte të luante me ne". Kështu e ftoi Hakan Çalhanoğlu te zikaltrit talentin e Real Madridit, por Arda Guler ka dhënë një përgjigje të qartë për të ardhmen e tij.

Pas fitores së Turqisë kundër Hungarisë, Guler ka hedhur poshtë zërat e merkatos, që e lidhin me një largim nga Madridi: "E ardhmja? Kam zgjedhur Real Madridin për të luajtur dhe për të qenë pjesë e rëndësishme e kësaj skuadre. Nuk do të ndalem së luftuari derisa ta arrij këtë.

A jam i lumtur te Real Madridi? Klubi ka një plan për mua, ende besoj në të. Jam i sigurt se do t’ia dal, madje kam blerë edhe një shtëpi në Madrid. Punoj shumë dhe jam gjithmonë gati për të luajtur, siç u pa edhe në këtë ndeshje (ku shënoi një gol të bukur)".

Fantazisti turk, i lindur në vitin 2005, ka folur edhe për synimet e tij me “Los Blancos”: "E dua mbështetjen e tifozëve të Real Madridit, ato kanë një kuptim të madh për mua. Objektivat? Jemi gati të luftojmë për të tre trofetë, deri në fund të sezonit, do të jetë finish emocionues.

Real Madridi gjithmonë lufton për të fituar çdo ndeshje dhe çdo titull. Nga ana personale, dëshira ime e vetme është të luaj çdo ndeshje dhe ta ndihmoj skuadrën të fitojë çdo trofe".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit