Magazinë
Transmetuar më 25-03-2025, 18:41

Lezhë, 25 Mars 2025 – Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Për pasojë, tre persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një automjet tip Mitsubishi ka tentuar të dalë në rrugë dhe, si pasojë e një parakalimi të gabuar nga një automjet tip Volkswagen Golf, ka ndodhur përplasja e fortë mes dy mjeteve.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit dhe përcaktimin e përgjegjësisë së drejtuesve të mjeteve.

Të plagosurit janë transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në Shëngjin, automjeti tip “Volkswagen”, i drejtuar nga shtetasi K. K., rreth 21 vjeç, banues në Lezhë është përplasur me automjetin tip “Mitsubishi”, i drejtuar nga shtetasi P. Gj., 65 vjeç, banues në Lezhë.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar të dy drejtuesit e automjeteve si dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin “Volkswagen”, shtetasi D. P., 19 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Policia apelon për kujdes të shtuar në qarkullim dhe respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor për të shmangur ngjarje të tilla tragjike.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit