Transmetuar më 26-03-2025, 22:38

Sekrecionet vaginale zakonisht janë të lëngshme dhe të tejdukshme ose të bardha. Ndonjëherë, ato mund të marrin ngjyra të tjera.

Kur sekrecioni është kafe, kjo zakonisht tregon për praninë e një sasie të vogël gjaku, citon noa.al, prof.dr Jakob Susi, Obstetër-Gjinekolog, Mjek Riprodhimi.

Sekrecionet kafe mund të shfaqen për arsye të ndryshme.

Kur gruaja nuk është shtatzënë:

Në mungesë të shtatzënisë, sekrecionet kafe mund të ndodhin për shkak të:

një cikli menstrual të lehtë ose që sapo ka filluar dhe rrjedhja e gjakut është e vogël

njollave të gjakut mes dy cikleve menstruale ose pas marrëdhënieve seksuale

pas një testi Pap (Pap smear) ose ekzaminimi vaginal

Gjatë shtatzënisë:

Sekrecione rozë ose kafe ose njolla gjaku në fillim të shtatzënisë janë relativisht të zakonshme dhe mund të mos jenë shqetësuese, por gjithmonë duhen raportuar te mjeku për vlerësim.

Kur duhet që  të konsultoheni me një mjek:

Nëse sekrecionet kafe shfaqen jashtë ciklit menstrual, shoqërohen me dhimbje, erë të pakëndshme ose ndryshime të tjera, ato mund të sinjalizojnë një problem si infeksion, trauma apo probleme hormonale dhe duhet të konsultoheni me gjinekologun. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit