Magazinë
Transmetuar më 26-03-2025, 17:42

Një 27- vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë, pasi ka mbajtur pa dëshirë në banesë dhe ka ngacmuar seksualisht një 15 vjeçare.

Sipas policisë, gjatë kontrollit që është ushtruar në banesën e 27- vjeçarit është gjetur edhe një thikë.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3: arrestuan shtetasin E. Gj., 27 vjeç, pasi dyshohet se ka mbajtur në banesë, pa dëshirën e saj, një 15-vjeçare, të cilën gjithashtu dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht.

Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjet një mjet prerës (thikë)’, njoftoi sot polcia.  

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit