Magazinë
Transmetuar më 18-03-2025, 07:41

Si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të ulët atmosferik e vendosur përkatësisht mbi Ballkan; Territori Shqiptar do të vijojë; nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike ku vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të jenë dominante; më të theksuara reshjet do të jenë në zonat Jugore dhe Juglindore ndërsa në zonat e thella malore priten reshje dëbore.

Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim; do të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në vend.

Temperaturat e ajrit do të ulen si në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -2°C vlera më e ulët deri në 16°C vlera më e lartë në rang territori; Era do të fryjë mesatare dhe e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Veriplindor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 4 – 5 ballë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit