Magazinë
Transmetuar më 17-03-2025, 18:28

Kryeministri Rama i dha Spitalit Memorial të Fierit kartën e autonomisë financiare, ndërsa 5 spitale të tjera morën kartën e autonomisë menaxheriale.

“Është një mundësi që të vlerësohen sipas punës dhe të vlerësohen sipas rezultateve në punë. Çka do të thotë se dhe shpërblimi financiar nga një shpërblim i barabartë sipas kategorive, kthehet në shpërblim ku sipas performancës, dikush mund të marrë më shumë sesa tavani i kategorisë së vet, ose dikush mbetet te tavani i kategorisë së vet. Sot ne kalojmë në fazën tjetër, nga autonomia menaxheriale e testuar me sukses këtu për një vit, në autonominë financiare. Autonimia menaxheriale tani do testohet në 5 spitale të tjera, 5 të tjerat do marrin pas një viti autonominë financiare”, deklaroi kryeministri.

Gjatë këtij takimi, gjashtë spitale të tjera të vendit; Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, Materniteti “Koço Gliozheni”, Spitali Rajonal Korçë, Spitali Rajonal Elbasan, Spitali Rajonal Gjirokastër dhe Spitali Universitar i Traumës, morën kartën e autonomisë menaxheriale. Kartat iu dorëzuan drejtuesve të institucioneve nga kryeministri Edi Rama.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit