Magazinë
Transmetuar më 15-03-2025, 14:25

Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike, ka komentuar kandidaturat e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit, duke i cilësuar ato si të papërshtatshme dhe të lidhura me korupsionin dhe krimin. Ai theksoi se kandidaturat e PS janë të njohura për dosje të rënda dhe lidhje me skandale korruptive, duke përmendur Taulant Ballën si simbol të kësaj liste. Berisha akuzoi listën e PS-së për përfshirjen e patronazhistëve dhe përpjekjet për të mbrojtur pushtetin me çdo çmim, duke shkelur Kushtetutën dhe ligjin.

Ai gjithashtu e cilësoi listën e PS-së si “më qesharakën” që ka parë ndonjëherë, duke bërë një paralelizëm me turizmin. Sipas Berishës, kandidatët vijnë dhe shkojnë, marrin një mandat dhe kthehen sërish pas katër vjetësh me “fasada” dhe “meremetime” që nuk janë as ripërtëritje, as një proces i dobishëm për qytetarët.

Sali Berisha: Të dashur miq, përsëri jam para jush për të diskutuar me ju, për të dëgjuar pyetjet dhe për t’ju përgjigjur komenteve tuaja. Ka qenë një javë hektike, në kuptimin e mbledhjeve të pafundme për përzgjedhjen e kandidaturave, por mendoj se PD paraqet para shqiptarëve kandidaturat më përfaqësuese që ajo ka paraqitur në tërë ekzistencën e saj. Paraqet para shqiptarëve kandidatura që kanë një karrierë politike të gjatë dhe kanë qendruar në pushtet si shërbëtorë të qytetarëve. Shkurtimisht, grupi i parë i listës së Edi Ramës janë që të gjithë pa përjashtim me dosje të rënda Spak-u, aferash korruptive ndër më të mëdhatë dhe lidhje me krimin ndër më të tmerrshme. Simbol i kësaj liste, përveç Edi Ramës vetë, është Taulant Balla. Grupi tjetër, është grupi i patronazhistëve famëzinj, të cilët nuk kanë ligj as moral, mercenarë të vërtetë që shkelin kushtetutën për privilegjet e tyre për të mbrojtur pushtetin. Vendosen në lista, sepse njëri i thotë se Rama është Zeus, se tjetra thotë se, Rama është 10 hapa para. E treta thotë, është brand botëror. Pra, lista e turistëve, është lista, duhet ta themi haptas, është lista më qesharake që është paraqitur ndonjëherë. Sepse, çfarë ndodh? Këta vijnë e shkojnë. Marrin një mandat, rrinë 4 vjet, vazhdojnë punën e tyre dhe merr një grup turistësh tjerë, i sjell, i merr dhe këta i quan fasada, i quan meremetim, këta i quan ripërtëritje. Po ripërtëritja nuk është një proces turistik.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit