Magazinë
Transmetuar më 14-03-2025, 13:09

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit i ka kthyer Prokurorisë dosjen e dy rusëve Svetlana Timofeeva, Mikhail Zorin dhe një ukrainasi Fedir Alpatov, të cilët u kapën në uzinën e armëve në Gramsh, pas përplasjes me rojet ushtarake. Bëhet e ditur se gjykata e ka kthyer dosjen për plotësim hetimesh. Vendimi është marrë tre ditë me parë, në seancën paraprake gjyqsore, ku organit akuzues iu la afat kohor deri në fund të muajit maj.

Svetlana Timofeeva, Mikhail Zorin dhe Fedir Alpatov po hetohen për veprat penale “sigurimi i informatave sekrete me karakter ushtarak apo të çdo lloji tjetër, me qëllim që t’i jepen një fuqie të huaj”, i parashikuar nga neni 214 i Kodit Penal, “mbajtje pa leje të armëve të ftohta” dhe “kundështim me forcë të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”.

Për çfarë u ndaluan rusët dhe ukrainasi në Gramsh?

Svetlana Timofeyeva, Mikhail Zorin, dhe tjetri ukrainas, Fedir Mykhaylov, janë ndaluar më 20 gusht të vitit 2022 në Shqipëri. Ata tentuan të futeshin në Uzinën e Gramshit por u ndaluan nga ushtarët shqiptarë. Ishte Zorin ai që bëri tentativën të futej, ndërsa Timofeyeva dhe ukrainasi qëndronin në një makinë sportive. Pasi 24-vjeçari u ndalua nga shqiptarët, i sulmoi ata me një spraj lotsjellës. Të tre u vunë në pranga dhe akuzohen për spiunazh. Ata dyshohet se janë pjesë e një rrjeti spiunazhi që i ka dërguar në Shqipëri për të fogorafuar uzinat.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit