Magazinë
Transmetuar më 17-03-2025, 12:20

Koçan- Gjashtë anëtar të grupit DNK që performonte natën e tragjedisë në diskotekën në Koçan kanë ndërruar jetë. Mediat e huaja shkruajnë se pas konfirmimit se këngëtarja e grupit DNK ka humbur jetën, numri i anëtarëve të këtij grupi ka shkuar në 6, ndërsa më parë ishin konfirmuar si viktima të ngjarjes edhe vokalistja e dytë Sara Projkovska, beatboxeri Martin Atanasovski dhe kitaristi Aleksander Kolarov si dhe Igor Velkov inxhinieri i zërit i grupit.

Fillimisht u raportua se bateristi Gorgi Gorgiev dhe tastieristi Filip Stevanovski, i cili gjithashtu ishte profesor në Qendrën Shtetërore të Shkollës së Muzikës (DMUC) Sergej Mihailov – Shtip, ndërruan jetë nga zjarri. Pas kësaj u lajmërua se kishte ndërruar jetë edhe fotografi i grupit, Aleksandar Efremov, ndërsa më vonë u konfirmua se këngëtari Andrej Gjorgjieski kishte vdekur duke u përpjekur të shpëtonte të tjerët nga zjarri.

Fakulteti i Artit Muzikor në Shkup e konfirmoi lajmin se nga zjarri në një diskotekë në Koçan ka humbur jetën edhe Sara Projkovska, e cila ishte mbështetëse e grupit “DNK”, por edhe profesoreshë në fakultetin e lartpërmendur. Familja e Andrejt konfirmoi për portalin "Telma" se në mesin e viktimave ishin edhe anëtarë të tjerë të grupit – beatboxeri Martin Atanasovski dhe kitaristi Aleksander Kolarov. Anëtari i vetëm i mbijetuar i grupit është Vladimir Blažev Panço, i cili ka pësuar djegie pas shpërthimit të zjarrit dhe motra e tij konfirmoi se ai ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit