Magazinë
Transmetuar më 16-03-2025, 20:12

Fier, 16 Mars 2025 – Një aksident zinxhir ka ndodhur pak më parë në lagjen “15 Tetori” në Fier, ku janë përfshirë gjashtë automjete.

Fatmirësisht, nga përplasja nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit, ndërsa policia është duke mbërritur në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe për të menaxhuar situatën.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit për të shmangur ngjarje të tilla.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit