Magazinë
Transmetuar më 14-02-2025, 07:26

Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë në të gjithë territorin e vendit, mot të vranët ku më të theksuara do të jenë në zonat qendrore dhe jugore duke gjeneruar reshje shiu në bregdet dhe zonat e ulëta si edhe reshje dëbore në zonat malore.

Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë nën ndikim e kthjellimeve të shkurtra dhe vranësirave të shpeshta duke sjellë herë pas here, reshje të pakta shiu e dëborë, më të theksuar në Jug dhe juglindje të territorit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 16°C vlera më e lartë e cila pritet në Fier dhe Kuçovë.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor duke krijuar në brigjet detare valëzim deri në 5 ballë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit