
17:11 | Kina njofton kundërmasa ndaj “tarifave reciproke”
- 17:01 | (EMRI) U kap me mbi 60 kg drogë, “Arrest shtëpie” shqiptarit në Itali
- 16:11 | Aksident i rëndë në Durrës, 16-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin
- 15:44 | Kapen me kokainë pas mesnate në Rinas: Arrestohet 26-vjeçari që shpërndante drogë në Tiranë
- 15:32 | Përplasen dy makina/ Aksident në Durrës
- 15:05 | Gjesti-Jozit: Loredana ka qejf të rrijë me mua!
- 14:56 | Vendosin çadra buzë lumit/ Përshkallëzohet protesta e banorëve të luginës së Shushicës
- 14:21 | Gjendet i vdekur punonjësi i ujësjellësit në Sarandë (EMRI)
- 13:51 | GJKKO lë në qeli ish-efektivin e RENEA-s Altin Morina, bashkëpunoi me Durim Bamin për kultivim droge
- 13:49 | Bien çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare, arrijnë nivelet më të ulëta në 4 vitet e fundit
U vetë*ra në Prishtinë, efektivi Alban Tolaj është babai i moderatores së njohur
- Horoskopi i Paolo Fox – 4 Prill 2025: Si ndikojnë sot yjet në dashuri, punë dhe mirëqenie
- 3 shenjat me më shumë fat & 3 që duhet të tregojnë kujdes – 4 Prill 2025 (sipas Paolo Fox)
- Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
- Horoskopi ditor i Paolo Fox – e shtunë 5 Prill 2025: Emocione, vendime të vështira dhe rikthim energjie për shumë shenja
- Susan Miller: 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të jenë të kujdesshme – 4 Prill 2025
- Horoskopi ditor nga Susan Miller për sot, e premte 4 Prill 2025
- E pabebsueshme! Gjendet oqean i fshehur 660 km nën mantelin e Tokës. Shkencëtarët: Është tre herë më i madh se sa oqeanet e sipërfaqes të marra së bashku
- Shiste florinj të kontrabantuar e jepte para me fajde, arrestohet 29-vjeçari në Fushë-Krujë! (Sekuestrohen 100 mijë euro)
- Ftoi kryerabinin izraelit në iftar, kërkohet dorëheqja e kreut të KMSH-së
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë
-
Charlize Theron “e thyen” në koncertin e Dua Lipës në Sidnej: “Çfarë nate e mrekullueshme!”
-
I dënuar me një vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli ankimon vendimin në Gjykatë
-
Prindërit e Gjestit flasin për herë të parë për banoren, mesazhi për familjen e saj
-
Debati i ashpër Gjesti-Rozana-Egli, banori bën veprimin e papritur që u bë viral në rrjet
-
‘Është kapur prej flokësh me një vajzë’. Debat i ashpër në BBV mes Kellit dhe Rozanës: Ma trego videon!
-
Zbulohet data e finales së madhe të Big Brother VIP4. Banorët në lot
-
‘Ke parë ndonjë mami të moshës time të jetë kështu?…’ Gerta vë në siklet Gjestin!
-
“Dua të të përqafoj, më ka marrë malli…”/Egli i tregon Danjës për Gjestin!

TIRANA- Euro po fiton terren në kursin e këmbimit me lekun në ditët e fundit të janarit. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 98.75 lekë, në rritje me 0.55 lekë në harkun e një jave. Kursi euro-lek ka arritur nivelin më të lartë për vitin 2025 dhe njëkohësisht më të lartin që prej datës 16 tetor të vitit të kaluar.
Sipas agjentëve të këmbimit valutor, rritja e kursit të euros në ditët e fundit ka ardhur kryesisht për shkak të një kërkese në rritje për blerje valute nga shoqëritë tregtare për nevojat e tyre. Në 2-3 vitet e mëparshme bizneset kishin një tendencë të rrisnin kërkesën për blerje valute qysh në fund të dhjetorit, ndoshta edhe si përpjekje për të përfituar nga nivelet e ulëta të kursit.
Kjo përkonte edhe me rritjen e shpenzimeve buxhetore në ditët e fundit të vitit dhe rritjen e ofertës së lekut në treg. Në dhjetorin e vitit të kaluar një gjë e tillë nuk ndodhi dhe kursi qëndroi në nivele të ulëta, madje Banka e Shqipërisë realizoi blerje me qëllim shmangien e rënies së mëtejshme deri në ditët e fundit të vitit. Me sa duket, këtë vit kërkesa për valutë nga bizneset po shfaqet më e vonuar, në përputhje edhe me ciklin e konsumit në ekonomi dhe rritjen e pritshme të nevojës për importe gjatë muajve në vazhdim.
Pavarësisht rritjes së ditëve të fundit, kursi i euros ngelet në rënie vjetore me afërsisht 5%. Kursi i këmbimit euro-lek e mbylli vitin 2024 në nivelin 98.15 lekë, shumë afër nivelit minimal historik të të gjitha kohërave, të regjistruar në nëntor 2024. Në javët e para të janarit, kursi u shfaq i qëndrueshëm pranë nivelit të 98.2 lekëve, ndërsa në ditët e fundit po shfaq një tendencë të lehtë në rritje.
Vitin e kaluar kursi mesatar i këmbimit euro-lek pësoi rënie për të katërtin vit radhazi dhe preku një minimum të ri historik. Sipas Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye mesatarisht vitin e kaluar me 100.71 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Kursi mesatar i këmbimit të euros me lekun ka rënë me 7.4% krahasuar me vitin 2023.
Analizat e Bankës së Shqipërisë kanë arritur në përfundimin se rritja e flukseve hyrëse i detyrohet kryesisht rritjes së eksportit të shërbimeve dhe sidomos të turizmit, rritjes së investimeve të huaja, veçanërisht në pasuri të paluajtshme, ndërsa në deklarimet e tij Guvernatori Sejko nuk ka përjashtuar as rolin e prurjeve valutore informale.
Të dhënat e bilancit të pagesave treguan se flukset valutore hyrëse edhe për 2024 kanë qenë të larta, por në tërësi deficiti i llogarisë korrente është rritur krahasuar me vitin 2023. Për 9-mujorin 2024 pozicioni i jashtëm i ekonomisë rezultoi në deficit, për një vlerë totale prej 230 milionë eurosh. Ky pozicion është përkeqësuar ndjeshëm krahasuar me një vit më parë, me një rritje prej 9.5 herë të deficitit të jashtëm, por sidoqoftë ky deficit ishte në vlerën e dytë më të ulët historike, pas vitit 2023.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, investimet e huaja direkte vazhdojnë të mbulojnë vlerën e deficitit të llogarisë korrente. Për 9-mujorin 2024, vlera progresive e investimeve të huaja direkte arriti në 1.16 miliardë euro, shifër kjo 6.6% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga ana tjetër, edhe politika fiskale ka luajtur një rol shtesë në forcimin e lekut në kursin e këmbimit.
Suficiti buxhetor rekord në pjesë më të madhe të vitit ka ulur ofertën e monedhës vendase dhe ka shtyrë më tej në rënie kursin euro-lek. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, për 11-mujorin 2024, suficiti buxhetor kishte blerën rekord të 71.7 miliardë lekëve, në rritje me 90% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./ Monitor
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd