Magazinë
Transmetuar më 27-01-2025, 22:55

ANGLI- Chloe Roberts, vetëm 21 vjeçe, ndërroi jetë pak ditë pas kurorëzimit si “Miss Royal Somerset 2025”. 21-vjeçarja ishte një modele dhe aktiviste e përkushtuar, e cila përdori çdo platformë për të adresuar çështjet e shëndetit mendor.

Ajo drejtonte edhe një podcast të quajtur “Talk It Out”, ku sfidonte stereotipet e lidhura me industrinë e garave të bukurisë. Triumfin e saj në Miss Somerset e kishte dedikuar jo vetëm për të mbështetur komunitetin, por edhe për të krijuar një ndikim pozitiv dhe për të inkurajuar njerëzit të flasin hapur për sfidat e tyre mendore. Shkaqet e vdekjes së saj mbeten të paqarta, por lajmi është konfirmuar nga media britanike dhe burime të afërta me të.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit