

GREQI- Në Mitropolinë e Athinës po kryhet shërbesa e Liturgjisë Hyjnore para trupit të Kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili u nda nga jeta paraditen e djeshme. Liturgjinë Hyjnore do ta kryesojë nënkryetari i Sinodit të Shenjtë, Mitropoliti i Nafpaktos dhe i Shën Vlasit, Jerotheosi.
Pas përfundimit të saj, Kryepeshkopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë, Jeronimos, do të mbajë një shërbesë për shpirtin e të ndjerit. Në këtë shërbesë ka marrë pjesë kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, kryetari i PASOK-ut, Nikos Androulakis, eurodeputeti Fredi Beleri dhe politikanë tjerë të Greqisë. Trupi i ndjerë i Kryepeshkopit do të qëndrojë në Katedralen e Shenjtë të Athinës, ku do të vendoset për nderime publike deri në orët e mëngjesit të së hënës, kur do të sillet në Shqipëri.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd