

Policia angleze ka zbuluar një shtëpi bari në Uells, duke çuar në pranga tre shqiptarët.
Njazi Gjana, 27 vjeç dhe Ervin Gjana, 24 vjeç, u dënuan të dy me nga dy vjet e gjashtë muaj burg, ndërsa 29-vjeçari Armeld Troski u dënua me tre vjet e katër muaj për këtë vepër. Policia e Dyfed-Powys ka kryer kontroll në ish-shkollën fillore pas raportimeve nga publiku për aktivitet të dyshimtë. Me hyrjen në pronë, oficerët e kishin të qartë se ky ishte një strukturë në shkallë të gjerë dhe të sofistikuar, e cila ishte modifikuar qëllimisht për të akomoduar dhe fshehur fermën e kanabisit.
Gjatë inspektimit të pronës dhe sasive të mëdha të kanabisit në tre katet e saj, oficerët dëgjuan tinguj lëvizjesh që vinin nga kati i poshtëm, duke treguar se kishte njerëz të tjerë në ndërtesë. Oficerët lokalizuan dhe arrestuar dy persona, Njazi gjana dhe Armeld Troski, ndërsa Ervin Gjana u arratis nga prona, duke u ngjitur mbi një gardh me tela dhe duke u nisur drejt fushave aty pranë.
Nëpërmjet përdorimit të një droni dhe kontrollit fizik nga oficerët, Gjana u gjet me gërvishtje në krahë dhe u arrestua si i dyshuar për kultivimin e kanabisit. Pas arrestimit të tyre, të tre burrat u akuzuan për prodhim droge dhe u deklaruan fajtorë për veprën penale, kur u paraqitën në Gjykatën e Kurorës Swansea të premten, 20 dhjetor 2024.
Detektivi Ben Nicholls tha: “Unë do të doja të falënderoja komunitetin Llandysul për vigjilencën dhe proaktivitetin e tyre në raportimin e aktiviteteve të dyshimta në polici. Informacioni që marrim nga anëtarët e komunitetit na ndihmon të ndërtojmë tablonë e aktivitetit të paligjshëm që na lejon të ekzekutojmë urdhër të tillë si ky për të siguruar që zona jonë të mbetet armiqësore ndaj atyre që merren me drogë. Dënimi shërben si një kujtesë për përkushtimin tonë për heqjen dhe parandalimin e substancave të dëmshme që dëmtojnë komunitetet tona dhe falënderojmë publikun për rolin vendimtar që ata luajnë në këtë punë.”
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd