Transmetuar më 24-01-2025, 13:11

Një 65-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi dhunonte dhe kërcënonte me jetë vazhdimisht bashkëjetuesen e tij dhe fëmijën e tyre të mitur. Policia bën me dije se Mark Gjokaj e kishte kërcënuar gruan dhe fëmijën me jetë. Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar 65-vjeçarit një armë gjahu, që ai e mbante pa leje.

‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas marrjes së njoftimit nga një shtetase, se bashkëjetuesi i saj e kishte dhunuar vazhdimisht dhe e kishte kanosur për jetën, kanë ndërhyrë menjëherë për kapjen e këtij shtetasi.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, është arrestuar në flagrancë shtetasi shtetasi M. Gj., 65 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë gahu, që ky shtetas e mbante pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme’, njofton policia.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit