

Finalizohet operacioni policor i koduar “Game over 3”, kundër organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçar, zbulohet se kishte një llogari me rreth 500 000 lekë, në një faqe online, të cilat i përdorte për vënie bastesh sportive.
Policia ka sekuestruar celularin e tij.
“Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që vinte ilegalisht baste sportive, me celular, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec, finalizuan operacionin policor të koduar “Game over 3″. Gjatë operacionit u vu në pranga, autori i dyshuar i kësaj veprimtarie të kundërligjshme, shtetasi N. M., 26 vjeç, banues në Roskovec. Nga kontrolli i celularit të këtij shtetasi, u konstatua se nëpërmjet një llogarie në një faqe online, lëvronte rreth 500 000 lekë të rinj, për vënie bastesh sportive, në kundërshtim me ligjin.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd