Magazinë
Transmetuar më 17-01-2025, 20:14

ITALI – Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në Parma të Italisë pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike. Sipas medave vendase, i riu u arrestuar në zonën e ‘Via Dei Mille’, kur karabinierët panë që shqiptari po qarkullonte me biçikletë dhe papritur kur dalloi efektivët tentoi të kthehej pas, që t’i shpëtonte kontrollit.

Në momentin që u ndalua për kontroll, ai nisi të shfaqte nervozizëm dhe të dridhej. Kjo rriti dyshimet te karabinierët se diçka të paligjshme mbante me vete. Në një xhep xhakete kishte 3 mbështjellës celofani me drogën.

Policia ka vënë re gjithashtu se zilja e biçikletës nuk ka bërë asnjë zë kur është aktivizuar. Kishte diçka anormale në mekanizëm. Dhe në fund brenda saj kishte 6 mbështjellje të tjera kokaine. Gjithashtu edhe një shumë e konsuderueshme në euro, që u sekuestruan si prova. Në një proces të shpejtë dhe me gjykim të shkurtuar, 20-vjeçari u dënua me 1 vit burgim, që iu konvertua me kusht.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit