Transmetuar më 14-01-2025, 12:11

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e armës, me të cilën është qëlluar për vdekje biznesmeni shqiptar Artan ‘Toni’ Kaja.

Arma është një nga pjesët e munguara të enigmës, ku hetuesit shpresojnë të hedhin dritë dhe qartësi mbi vrasjen e ndodhur më 7 janar.

Ende ka shumë pikëpyetje rreth krimit të ndodhur në Lunata, ku trupi i 52-vjeçarit shqiptar u gjet brenda sheshit të fabrikës së letrës Smurfit Kappa.

Një e shtënë me armë zjarri në pjesën e poshtme të qafës i mori jetën shqiptarit, ndërsa sipas hetimeve fillestare ai ka qenë me kurriz dhe dyshohet se nuk e ka vënë re autorin, sipas mediave italiane.

Mëngjesin pas gjetjes së trupit, në komisariat është paraqitur Marjan Pepa, bashkëmoshatar i viktimës dhe bashkëfshatar, si dhe shok prej kohësh. “Unë jam përgjegjës për atë që ndodhi në fabrikën e letrës”, ishin të vetmet fjalë që ai arriti të thoshte, përpara se të kalonte në gjendje shoku. Pas dorëzimit, Marjan Pepa u arrestua dhe aktualisht ndodhet në një qeli në San Giorgio në Lucca.

Ai po ndiqet nga një mjek psikiatër, ndërsa heshtja e tij po i ndërlikon edhe hetimet, duke qenë se janë dy aspekte kyç mbeten të mbuluara me mister, motivi që e shtyu Marjan Pepën të vriste shokun e tij dhe vendi ku ka hedhur armën.

Sipas një rikonstruksioni fillestar, vrasësi ka kaluar nëpër varrezat e Lunatës dhe ka hyrë në fabrikë duke u ngjitur mbi një mur. Ai i ka shkuar nga pas Toni Kajës duke e qëlluar. Por arma nuk është gjetur ende, pavarësisht kërkimeve të shumta në të gjithë zonën dhe Pepa duket se nuk e mban mend fare se çfarë ka ndodhur me armën.

Sa i përket motivit, megjithatë, për momentin mendohet se gjithçka lidhet me raportin mes dy shokëve, që ishte prishur prej kohësh. Mëritë gjatë viteve si rezultat i zilisë dhe xhelozisë, situatave të ndryshme në punë dhe familje duke se kanë krijuar përplasje mes tyre duke çuar në vrasjen e 52-vjeçart. Disa përgjigje do të dalin nga autopsia, e cila do të kryhet nesër.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit