Transmetuar më 14-01-2025, 08:05

Me vetëm 6 muaj të mbetur në kontratën e tij me Bayern Munich, e ardhmja e Joshua Kimmich te bavarezët mbetet ende e pasigurt. Megjithatë, pas fitores 1-0 të Bayernit kundër Gladbach, ai ka treguar se me Vincent Kompany si trajner, gjasat për ta rinovuar kontratën janë rritur ndjeshëm në krahasim me sezonin e kaluar, kur Thomas Tuchel drejtonte skuadrën.

"Mundësia që të qëndroj është shumë më e madhe krahasuar verën e vitit që kaloi, sepse shoh mënyrën se si po luajmë futboll. Kjo varet shumë edhe nga trajneri, – tha Kimmich për “Sky Germany”. – E gjithë Gjermania mund ta shohë se po luajmë ndryshe, shumë më mirë.

Po argëtohemi si në stërvitje, ashtu edhe në fushë. Ka shumë arsye të mira për ta zgjatur kontratën. Për mua, ky është një vendim thelbësor. Bëhet fjalë për atë se ku mund të kem më shumë sukses në tri ose katër vitet e ardhshme".

Vendimi i Kimmich pritet të ndikohet edhe nga qëndrimi i lojtarëve të tjerë kyç si Jamal Musiala, i cili ka firmosur deri në 2026, dhe Alphonso Davies, që ka kontratë deri më 2025, për të rinovuar: "Sigurisht që është një faktor i rëndësishëm për të gjithë ne si do të duket skuadra në vitet e ardhshme. Por, gjithashtu, është e vërtetë që ajo që bën njëri ose tjetri ka një ndikim më të vogël. Rëndësi ka Bayern Munich".

Deklaratat e Kimmich sjellin optimizëm për tifozët e Bayernit, duke sinjalizuar mundësinë e vazhdimësisë së tij në një ekip që po gjen një stil të ri loje nën drejtimin e Kompany.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit