
17:22 | GJKKO pranon kërkesën për lirimin e Kreshnik Farrukut/ Por kreu i klanit mbetet në burg, akuza nga Italia për trafik droge
- 16:56 | Operacion në 35 shtete kundër shfrytëzimit seksual të të miturve në internet/ I implikuar edhe një shqiptar, nis procedimi
- 16:46 | Komunikimet në “Sky ECC”, raporti vjetor i SPAK: Janë identifikuar të paktën 9 grupe kriminale
- 16:28 | Fondet e SASPAC, SPAK çon për gjykim Ilir Beqajn dhe 11 persona të tjerë
- 15:43 | Del lista finale, 3.7 milionë shqiptarë thirren në votimet e 11 majit
- 15:00 | Policia greke zbardh atentatin ndaj dy shqiptarëve në Greqi. U porosit nga ‘mafia e burgjeve’!
- 14:53 | Flet vëllai i Ilarias që u masakrua me thikë nga i dashuri: Kishin një vit bashkë!
- 14:51 | I dashuri filipinas i studentes shqiptare pranon vr’asjen: E godita me th’ikë, trupin e futa…
- 13:58 | Del foto e dy personave që humbën jetën në autostradën Milot-Morinë. Emrat
- 13:54 | Pamje shok si kryhen plaçkitje të dhunshme në Tiranë
Aksident i dhimbshëm, një burrë humb jetën në moshë të re
- Horoskopi i Paolo Fox për sot, e mërkurë 2 Prill 2025
- Paolo Fox: 3 shenjat me fat dhe 3 më të kujdesshmet për datën 2 Prill 2025
- Horoskopi ditor nga Susan Miller për sot, e mërkurë, 2 prill 2025
- Pamje shok si kryhen plaçkitje të dhunshme në Tiranë
- Susan Miller: 3 shenja me fat dhe 3 që duhet të kenë kujdes – Ja çfarë sjell dita e sotme për ty!
- Fundi tragjik i studentes shqiptare. I dashuri filipinas e goditi me th'ikë dhe trupin e futi brenda në valixhe, përdori telefonin e saj për të shkëmbyer mesazhe
- Identifikohen dy viktimat e aksidentit tragjik në autostradën Milot-Morinë
- I dashuri filipinas i studentes shqiptare pranon vr'asjen: E godita me th'ikë, trupin e futa...
- Divorci 'Totti-Blasi', dëshmia bom*astike e trajnerit personal në gjyq: Me Ilary isha në lidhje nga viti 2020
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë
-
Charlize Theron “e thyen” në koncertin e Dua Lipës në Sidnej: “Çfarë nate e mrekullueshme!”
-
I dënuar me një vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli ankimon vendimin në Gjykatë
-
Prindërit e Gjestit flasin për herë të parë për banoren, mesazhi për familjen e saj
-
Debati i ashpër Gjesti-Rozana-Egli, banori bën veprimin e papritur që u bë viral në rrjet
-
‘Është kapur prej flokësh me një vajzë’. Debat i ashpër në BBV mes Kellit dhe Rozanës: Ma trego videon!
-
Zbulohet data e finales së madhe të Big Brother VIP4. Banorët në lot
-
‘Ke parë ndonjë mami të moshës time të jetë kështu?…’ Gerta vë në siklet Gjestin!
-
“Dua të të përqafoj, më ka marrë malli…”/Egli i tregon Danjës për Gjestin!
-
SPAK kontroll në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, revoltohet Xhovana!
-
“Lufto për vete dhe për ne”/ Kush e surprizoi Rozanën me parashutë në BBV 4?
-
“Ndihem grek”, këngëtari shqiptar: Nga Shqipëria mbaj mend të shtënat me armë
-
Tran’sgjinorja tërhiqet nga konkursi i “Miss”-it, shkak Donald Trump?!
-
Momente të ‘nxehta’ mes Loredanës dhe Jozit, çifti shkëmben puthje pasionante në shtrat!
-
“Eurovision 2025″/ Ja se kur do të performojë Shqipëria në gjysmëfinalen e parë

Nuk ndalet metamorfoza e Mark Zuckerberg dhe Meta-s në prag të inaugurimit të presidentit të ri të SHBA-ve, Donald Trump.
Një transformim i shpejtë brenda vetëm gjashtë javësh, që i ka habitur madje edhe punonjësit e kompanisë, raporton New York Times.
Pas eliminimit të kontrollit të fakteve vetëm në Shtetet e Bashkuara, një veprim me peshë të madhe politike dhe simbolike, si dhe ndryshimit të politikave të moderimit të përmbajtjeve në Facebook dhe Instagram – i cili do të zbatohet në shkallë globale javët e ardhshme – Meta ka njoftuar punonjësit për ndërprerjen e menjëhershme të programeve kryesore të diversitetit, barazisë dhe përfshirjes (DEI).
Kjo do të thotë se nuk do të ketë më një ekip të dedikuar për mbrojtjen e minoriteteve në proceset e rekrutimit, trajnimit dhe përzgjedhjes së furnitorëve.
Maxine Williams, drejtuesja aktuale e diversitetit, do të marrë një rol të ri të fokusuar në qasje.
Ndërkohë, Roy Austin, nënkryetari për të Drejtat Civile, ka dhënë dorëheqjen, duke theksuar “kompleksitetet dhe sfidat e punës sonë”, ndërsa 13 anëtarët e ekipit të tij do të transferohen në role të tjera.
Në një deklaratë nga Meta, zëvendëspresidentja e burimeve njerëzore, Janelle Gale, argumenton se, “peizazhi ligjor dhe politik që lidhet me përpjekjet për diversitet, barazi dhe përfshirje në SHBA po ndryshon”.
Ajo shton se Gjykata e Lartë e SHBA-ve ka marrë kohët e fundit vendime që sugjerojnë një ndryshim në mënyrën se si gjykatat do t’i trajtojnë programet DEI.
“Kuptimi i termit DEI ka ndryshuar, pasi disa e interpretojnë atë si trajtim preferencial të disa grupeve mbi të tjerët. Synimi tani është zbatimi i praktikave të drejta dhe të njëtrajtshme që zvogëlojnë paragjykimet për të gjithë, pavarësisht prejardhjes”.
Kompania pretendon se, nuk do të ketë trajtim preferencial për “mbështetjen më të mirë të personave të pa-përfaqësuar në fuqinë tonë punëtore dhe përmes produkteve tona”, ndryshe nga ajo që shkruhej në raportin e fundit për diversitetin nga Maxine Williams në 2022.
Ky raport tregonte se, pavarësisht përpjekjeve, vetëm 37.1 % e fuqisë punëtore ishin gra, 4.9% ishin afro-amerikanë dhe 6.7 % hispanikë.
Ndërkohë, Zuckerberg duket i pandalshëm dhe entuziast, duke shprehur hapur mendimet e tij.
Në një intervistë me Joe Rogan, podkasterin më të njohur në Amerikë, me të cilin Trump kishte folur për tre orë gjatë fushatës zgjedhore, Zuckerberg tha se “tani kam shumë më tepër kontroll mbi atë që mendoj se duhet të jetë politika, dhe besoj se kështu do të jetë edhe në të ardhmen”.
Ai gjithashtu sulmoi administratën e presidentit aktual Joe Biden, duke pretenduar se ishte detyruar të “censuronte” disa përmbajtje.
Sipas tij, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kishin “ulëritur” dhe “sharë” punonjësit e Meta-s gjatë diskutimeve mbi moderimin e përmbajtjeve për COVID-in gjatë pandemisë.
Në atë kohë, në prag të fushatës së parë të vaksinimit në vitin 2020, Meta kishte vendosur të fshinte informacionet e rreme për vaksinat, ndërsa më parë ishte përpjekur vetëm të reduktonte dukshmërinë e faqeve dhe grupeve antivaksinë dhe të refuzonte reklamat e rreme për këtë temë.
Presidenti Biden e quajti “të turpshme” vendimin e Meta-s për të hequr kontrollin e fakteve. Ai tha se, “e vërteta ka rëndësi”.
Brenda Meta-s ka pasur gjithashtu nervozizëm.
Një punonjës LGBT shkroi në platformën e brendshme Workplace: “Jam LGBT dhe kam probleme me shëndetin mendor. Do të marr kohë për veten”.
Ndërsa disa komente të lejuara tani sipas rregullave të reja të moderimit përfshijnë fraza të tilla si: “Një grua transgjinore nuk është grua, është një burrë i mjerë dhe i hutuar” ose “Zoti krijoi dy gjini, personat transgjinorë nuk janë realë”.
Një tjetër punonjës shprehu shqetësim mbi eliminimin e programeve DEI.
“Nëse rezultati i zgjedhjeve do të ishte ndryshe, asgjë nga këto nuk do të ndodhte? Do të thotë që kemi bërë gjëra në të cilat nuk kemi besuar? A do të kemi ndryshime kaq të mëdha sa herë të ndryshojë pushteti?”
Sipas burimeve të New York Times, ndryshimi i Zuckerberg dhe Meta-s ka një qëllim të dyfishtë: të pozicionohet në prag të 20 janarit, kur Trump merr detyrën, dhe të shfaqë hapur opinionet e tij personale, të cilat nuk dëshiron më t’i fshehë.
“Dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen”, tha ai.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd