Magazinë
Transmetuar më 31-03-2025, 14:29

Së fundmi, është përfolur se qeveria shqiptare ka përdorur një pajisje të quajtur “Deep Packet Inspection” (DPI) për të kontrolluar dhe ndaluar qasjen në TikTok. Ky veprim ka ngritur shqetësime të mëdha mbi lirinë e internetit dhe të drejtën për privatësi në vend.

Në “Shqipëria Live”, Besmir Semanaj, Inxhinier i sistemeve të Sigurisë, ka deklaruar se deri më tani dihet që kjo teknologji është instaluar në Shqipëri, por nuk dihet nëse ka nisur të përdoret.

“DPI është një teknologji e avancuar që lejon monitorimin dhe filtrimin e trafikut të internetit në mënyrë të detajuar. Nëse kjo teknologji aplikohet, mund të kenë akses në të dhënat e qytetarëve, pra se çfarë kërkohet në google, çfarë platformash sociale përdor.

Ne dimë deri më tani që këto pajisje janë instaluar në Shqipëri. Nuk e dimë nëse kanë nisur të përdoren. Ka shumë shtete që i përdorin, si Turqia, Irani, Afganistani dhe Arabia Saudite që i përdorin për censurë, apo për kontroll. Kemi dhe Italinë që e ka të rregulluar me ligj përdorimin e DPI-së.”– tha Semanaj.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit