Ramazan Mataj dhe motra e Arjon Hasajt kishin prej kohësh marrëdhënie jashtëmartesore, u shpreh gazetari Eraldo Harlicaj për “Top Story”.
Sipas gazetarit, Mataj ruante raportin me motrën e Hasajt, edhe pse kjo e fundit ishte e martuar.
Madje, Mataj ua dërgonte videot intime bashkëshortëve të saj.
“Familjarët nuk donin ta martonin me këtë djalë, e martonin me të tjerë dhe kjo shkonte te ky. Djali s’ka pranuar të martohej me të. Nuk donte ta kthente në një marrëdhënie serioze. Kishte dhe disnivel social. Familja e vajzës është në kushtet mbijetese, familja e djalit ka një ekonomi të zhvilluar. Mataj ia kishte çuar videot intime bashkëshortit të dytë. Më pas, gruaja u shkëput nga bashkëshorti i dytë. Ka shkuar në Francë. Partneri i radhës ka rënë në burg dhe është rikthyer në Shkodër dhe rinisi marrëdhëniet me viktimën”, u shpreh Harlicaj.
Vrasja e Ramazan Mataj në Shkodër shënoi viktimën e parë të këtij viti.
Autorët e krimit, vëllezërit Hasaj, kishin krijuar një profil të rremë vajze në rrjetet sociale dhe kishin komunikuar me të ndjerin, duke i lënë vend takim në rrugicën e fshatit.
Mataj ra pre e këtij mashtrimi që i mori jetën.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd