Transmetuar më 08-01-2025, 09:09

Lautaro Martinez, sulmuesi dhe kapiteni i Interit nën drejtimin e Simone Inzaghit, u shfaq i vendosur pas humbjes në derbin kundër Milanit, në finalen e Superkupës së Italisë. Ai foli për mediat, përfshirë “Radio TV Serie A”, duke dhënë një mesazh motivues për skuadrën dhe tifozët:

"Shokëve të skuadrës iu thashë gjithçka në dhomat e zhveshjes dhe ajo mbetet aty, sepse gjithçka që them, vjen në mënyrë spontane momentale. E vetmja gjë që mund të them është se jam krenar që vesh këtë fanellë, që e mbroj dhe që kam këto shokë skuadre. Nuk duhet absolutisht ta ulim kokën. Duhet të luftojmë me kokën lart në të gjitha frontet për objektivat që kemi".

Mesazhi për tifozët: "I falënderoj, sepse janë gjithmonë pranë nesh. Edhe pse finalen nuk e luanim në Itali, ngrohtësia e tyre ndihej. Iu dërgoj një përqafim dhe puthje të gjithëve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit