Transmetuar më 05-01-2025, 20:36

Është rikthyer pjesërisht energjia elektrike në disa zona të qarqeve të Vlorës, Durrësit, Beratit dhe Fierit, të cilat ishin në errësirë totale.

Mësohet se kjo gjendje u shkaktua pasi ishte stakuar nën-stacioni i Spitallës që furnizon me energji elektrike zonat deri në jug të vendit.

Sipas burimeve zyrtare nga OSHEE Fier, u bë e ditur se kishin rënë linjat e OST si në Fier ashtu edhe në Elbasan të 220-ëshit.

Nuk dihet se cili ka qenë shkaku. Grupet e punës janë në terren. Ende s’ka informacion se sa do të zgjasë kjo situatë, por me përcaktimin e defektit është kaluar furnizimi nga linjat dytësore, ku është bërë e mundur furnizimi me energji i disa zonave.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit