Transmetuar më 02-01-2025, 07:55

Aksident në aksin nacional Korçë – Bilisht, në afërsi të fshatit Zëmblak me pasojë vdekjen e një personi.

Dy mjete përplasen me njëra tjetrën.

Sipas informacioneve, viktima është një shtetase greke me iniciale Z.K, 24 vjeç, ndërsa një i plagosur është nisur drejt spitalit të Korçës me ambulancë.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 22:00, në aksin rrugor "Korçë-Bilisht", në afërsi të fshatit Zëmblak, automjeti tip, "Benz", me drejtues shtetasin T. M., është përplasur me automjetin tip "Peugeot ", me drejtues shtetasin K. K.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja Z. K., pasagjere në automjetin tip "Peugeot". Ndërsa drejtuesi i këtij automjeti është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Korçës.

Drejtuesi i automjetit tip "Benz", u shoqërua në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën zbardhjen e rrethanave dhe të shkakut të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit