Magazinë
Transmetuar më 30-12-2024, 15:04

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt dhe Ermal Kurtulajt për zbutje të masës së sigurisë, nga “arrest në burg”, në “arrest shtëpie”.

Gjyqtarja e çështjes pranoi kërkesën e prokurorisë për zgjatjen me 3 muaj të afateve hetimore dhe të paraburgimit për të akuzuarit.

Gjatë seancës, ish drejtori i SASPAC Ilir Beqaj dhe avokati mbrojtës Ermal Yzeiraj ishin dakord me zgjatjen e afateve hetimore dhe kërkuan të kryhen disa hetime shtesë, por ndërkohë këmbëngulën në ndryshimin e masës së sigurisë.

Sipas gjykatës, masa nuk mund të ndryshojë në këtë fazë, pasi ka dyshime që të hetuarit mund të largohen nga territori.

Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikollaj u arrestuan në datë 4 korrik të këtij viti me urdhër të SPAK, lidhur me hetimet për dosjen e SASPAC, ku Beqaj dyshohet se ka abuzuar me fondet e Bashkimit Evropian në kohën kur ishte në krye të kësaj agjencie.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit