
23:08 | Aktorja e madhe Tinka Kurti jeton në një shtëpi për të moshuar! Artistja: Për mua ishte një tragjedi, doja të ikja
- 23:01 | Moti i keq me reshje bore, policia apel për kujdes: Është bllokuar përkohësisht hyrja nga Qafë Thana në RMV
- 22:53 | Sot ftohtë, shi dhe reshje dëbore, nga nesër moti bën kthesën e papritur
- 22:41 | Aksident në autostradën Milot-Thumanë, makina del nga rruga, një e lënduar rëndë
- 22:26 | Horoskopi ditor nga Susan Miller – E hënë, 7 prill 2025
- 22:19 | Reshjet e dendura të dëborës/ Aksi Strugë-Qafë Thanë-Prrenjas i bllokuar plotësisht, deri 1 kilometër radha e automjeteve (VIDEO)
- 22:05 | Pamje mahnitëse, fokat e egëra shfaqen në gadishullin e Karaburunit. Video
- 21:33 | ‘Plazhi ynë nuk është në shitje’! Qytetarët e Ulqinit protestojnë kundër Alabbar
- 21:04 | Skandal në Serbi! Policia hyn në fushën e blertë dhe dhunon futbollistët e klubit shqiptar
- 20:37 | Shkrihet AKU! Unifikimi i Inspektorateve është direktivë e BE, çfarë pritet të ndodhë me punonjësit
Horoskopi Javor nga Susan Miller: Java 7-13 Prill 2025
- Horoskopi i Paolo Fox për të dielën, 6 prill 2025 – Për të gjitha shenjat e zodiakut
- Susan Miller: 3 shenjat më me fat dhe 3 që duhet të bëjnë kujdes këtë javë (7 – 13 Prill 2025)
- Horoskopi i Brankos për të dielën, 6 prill 2025 – Çfarë kanë rezervuar yjet për çdo shenjë
- Humb jetën gruaja në aksident, policia: Kërkojmë një djalë të ri që mori arratinë
- Horoskopi javor nga Branko për 7 deri 13 prill 2025. Të gjitha shenjat e zodiakut
- Horoskopi javor nga Paolo Fox për 7 deri 13 prill 2025, për të 12 shenjat zodiakale
- Horoskopi i Brankos për të hënën, 7 prill 2025 – për çdo shenjë të zodiakut
- Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
- Horoskopi ditor nga Paolo Fox, e martë 7 prill 2025
-
Dea për Eglin dhe Gjestin: Kanë përfunduar në një situatë toksike, ai është nuk ka ndjenja!
-
Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?
-
Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV
-
Ja banori që përfundoi rrugëtimin e tij në BBV
-
Laerti bën rrëfimin tronditës: Më përdhunoi komshiu kur isha 9 vjeç, nuk e kam tejkaluar ende si ngjarje
-
Të gjithë banorët në televotim! Ju vendosni kush do të lërë sot shtëpinë e BBV
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë
-
Charlize Theron “e thyen” në koncertin e Dua Lipës në Sidnej: “Çfarë nate e mrekullueshme!”

Presidenti i Interit, Beppe Marotta, foli për “Sky Sport” ditën e Krishtlindjeve, duke prekur disa tema të lidhura me aktualitetin zikaltër dhe jo vetëm:
A mund të quhet ky, viti i Interit dhe i Marotta?
Është viti i Interit, ku natyrisht është edhe veprimtaria e Giuseppe Marottës. Këto dy situata kombinohen. Fakt është se kam marrë shumë nga Interi, por edhe kam dhënë përvojën time në arritjen e disa objektivave.
Në çfarë niveli ka mbërritur Interi në përgjithësi, duke parë edhe panoramën europiane?
Duhet të them që është rikthyer të jetë një nga protagonistët më autoritarë. Historia dhe arritjet e këtij klubi tregojnë se janë fituar shumë trofe, shumë kampionate, edhe Champions League. Prandaj, jemi rikthyer në skenën që i përket historisë. Me pronësinë e re po i japim vazhdimësi këtij procesi.
Çfarë ka ndryshuar për ju që kur keni marrë presidencën dhe çfarë ndryshimesh keni gjetur krahasuar me rolet menaxheriale? Dhe si është të punosh me Oaktree?
Fillimisht, duhet ta falënderoj pronësinë e Oaktree që më ka dhënë besim menjëherë dhe më ka ngarkuar me përgjegjësi më të mëdha, duke më emëruar president të një klubi si Interi, që për mua është diçka e jashtëzakonshme. Është një nder për karrierën time, gjithmonë me qëllimin që Interi të ketë një rrugë fitimtare dhe të mbushur me rezultate pozitive. Nuk ka ndryshuar shumë, përveç përkushtimit dhe angazhimit absolut që kisha dhe që sot e kam edhe më shumë. Në rrugëtimin tim kam përjetuar përvoja me shumë presidentë dhe modele të ndryshme të menaxhimit të klubeve. Duke u përshtatur me evolucionin historik dhe shoqëror të këtij fenomeni, kam mësuar shumë nga presidentët e mi. Sot, ky pasurim manifestohet edhe më shumë në këtë rol të lartë tek Interi.
Si është zhvilluar Inzaghi në këto vite tek Interi? Dhe çfarë lloj trajneri është bërë sot?
Simone Inzaghi ka treguar se është një profesionist i madh dhe një person inteligjent. Ai erdhi këtu me këmbë në tokë, pa pretendime të mëdha. Pastaj u rrit gradualisht, duke arritur rezultate, duke fituar besim në aftësitë e tij dhe përcjellë këtë lojtarëve. Një nga cilësitë e tij është të jetë lider grupi. Ai di të përçojë kulturën e punës, pasionin dhe ndjenjën e përkatësisë. Të gjitha këto komponentë, të mbështetura nga menaxhmenti, nga Ausilio, Baccin, Zanetti dhe gjithë klubi, kanë krijuar atë simbiozë që na ka çuar larg.
Sa shpesh konsultoheni me të? Dhe në çfarë mënyre?
Respektimi i roleve është gjëja e parë për mua. Piero Ausilio, si drejtor sportiv, është ai që konsultohet më shumë me Inzaghin, por duke qenë se puna jonë është ekipore, konsultimet tona janë të përditshme. Çdo ditë flasim për dinamikat e ndryshme, ku secili sjell kompetencën e tij.
Ku preferoni të dialogoni me njerëzit e Interit?
Varet edhe nga lloji i mesazhit që duhet përcjellë. Vendi institucional, si selia ose zyra në Pinetina, është një avantazh që kam. Përndryshe, mund ta zhvilloj dialogun në një restorant ose në një hotel.
Skuadra ideale?
Nëse ke 11 talente, nuk fiton asnjë garë. Duhet një përzierje mes të rinjve dhe më të vjetërve. Ne kemi gjetur një ekuilibër; e dini që më i vjetri është Acerbi, 36 vjeç. Eksperienca nuk shfaqet vetëm në fushë, por edhe në dhomën e zhveshjes. Skuadra jonë i ka të dy komponentët: dinamizmin e të rinjve dhe mençurinë e më të moshuarve.
Baza italiane e skuadrës, a është një avantazh?
Sigurisht që po, besoj se rezultatet e arritura e tregojnë këtë. Në Itali, kampionati është unik dhe i veçantë, presioni që ekziston këtu nuk gjendet askund tjetër. Lojtarët italianë e dinë çfarë do të thotë të shkosh të luash në Empoli, Cagliari apo Lecce dhe të hasësh vështirësi. Gjithashtu, është krenari t’i vëmë në dispozicion të kombëtares italiane lojtarët tanë.
Cilat janë udhëzimet kryesore të Oaktree?
Oaktree ka ardhur me hapa të kujdesshëm, në heshtje, por në mënyrë konkrete dhe aktive në klub. Marrëdhënia është pozitive dhe e përditshme, po bëjmë gjithçka për të garantuar qëndrueshmërinë ekonomiko-financiare. Kjo qëndrueshmëri arrihet përmes udhëzimeve të dakordësuara, të cilat janë: ndërtimi i një skuadre që iu përgjigjet kufizimeve ekonomike nga pikëpamja e kostos së punës, një moshë mesatare që mund të garantojë investimin në të rinj, të cilët përfaqësojnë një pasuri dhe një element që kontribuon në qëndrueshmëri. Në sezonin e ardhshëm do të garantojmë konkurrencën maksimale përmes lojtarëve më pak të moshuar sesa sot, por që gjithashtu përfaqësojnë cilësi, profesionalizëm dhe pasuri për klubin.
Një mendim lidhur me hetimin për ultrasit e Interit…
Për momentin, hetimi është në zhvillim dhe nuk mund të bëj tjetër veçse të shpreh mirënjohje ndaj drejtësisë dhe forcave të rendit për atë që po bëjnë. Ne jemi vënë në dispozicion dhe po bashkëpunojmë për ta çrrënjosur këtë fenomen negativ. Janë aktivitete kriminale që nuk kanë lidhje me sportin. I kam përjetuar dekada të mëparshme, kur kishte dhunë fizike brenda ose jashtë stadiumit, por kjo ishte në kuadrin e asaj që është një fenomen i futbollit. Sot jemi përballë një situate të vështirë për t’u çrrënjosur për një shoqëri. Falënderoj drejtësinë dhe forcat e rendit; po bashkëpunojmë për të garantuar transparencë. Është e vështirë të luftosh një lloj dhune kur është e kryer nga shumë persona. Besoj se është një çështje kulturore. Duhet të punohet që nga shkolla fillore për të shpjeguar se loja e futbollit është një lojë. Sot mungon kultura e humbjes; duhet të dish të pranosh humbjen.
A mund të ishte bërë më shumë për t’i shmangur kontaktet e tepërta mes lojtarëve dhe ultrasve?
Mund dhe duhet bërë shumë më tepër. Sot, figurat brenda sistemit ndihmojnë shumë për të garantuar një transparencë të caktuar. Ne si shoqëri mund të bëjmë diçka duke kultivuar lojtarët për rregullat e shtetit, ne e bëjmë këtë. Gjatë kohës mbajmë leksione, ku shpjegojmë rregullat, por më pas është e vështirë të ndërhyjmë në jetën private të një lojtari. Aty ka një zonë të errët, ku ne nuk mund të hyjmë. Megjithatë, mund t’i ndihmojmë lojtarët me një kulturë më të thelluar.
Shumë ju cilësojnë si figurën më të fuqishme të futbollit italian. Çfarë mendoni për këtë?
Jo, unë jam një person që ka arritur pjekurinë e plotë futbollistike. E njoh mirë këtë sektor, pasi e kam nisur që kur isha i ri. Ajo që duhet të luftojmë është konfliktualiteti dhe personalizmat e ekzagjeruara. Duhet të jemi të gjithë të bashkuar për të çuar përpara një fenomen, që në disa raste lëkundet në krahasim me vendet e tjera europiane. Duhet t’i drejtohemi qeverisë; problemet kryesore janë ‘Dekreti i Rritjes’, i cili nuk na jep mundësinë të përdorim të huajt me lehtësira që një menaxher i ka. Rastësisht, kur u zbatua ‘Dekreti’, ekipet tona arritën në finalet e Kupave Europiane. Po rikthehemi sërish, Atalanta fitoi Ligën e Europës.
Kjo nuk do t’iu linte hapësirë të rinjve italianë?
Mjafton të balancohet, duke vendosur një kufi për të mos prekur brezin e ri. Nuk do të merrej një 16-vjeçar i huaj, sepse nuk do të kishte zbritje, por lojtarë të afirmuar që do të ndihmonin rritjen e të tjerëve.
A po mendoni për idenë e të qenit president i FIGC, ose Ministër i Sportit?
Unë jam një dashamirës i botës së futbollit dhe sportit. Jam i lumtur për karrierën time dhe shumë i kënaqur si president i Interit, rol që më merr shumë kohë. Pastaj, i kushtoj vëmendje asaj që ndodh përreth nesh. Një nga të metat më të mëdha të sistemit tonë është që nuk mund t’iu garantojë sportin fëmijëve tanë në mënyrë falas. Abodi është një ministër modern dhe i mprehtë. Së bashku me Valditara duhet të krijojnë një lidhje mes aktivitetit shkollor dhe sportiv.
A do të qëndroni tek Interi për shumë kohë?
Po, tek Interi jam mirë, ndaj shpresoj të jap rezultate dhe të kontribuoj për t’i arritur ato.
Finalja e Champions-it; ëndërr apo objektiv?
Duhet të garantojmë gjithmonë të jemi konkurrues për të qenë atje. Pastaj, fiton ose humbet. Duhet të përpiqemi të jemi atje në momentin e duhur. Ky nuk është një akt arrogance, por ambicie sportive. Në sport duhet të jesh ambicioz, ndryshe nuk fiton. Kur disa kolegë të mi thonë ‘duhet të arrijmë në katër të parët’, unë nuk jam shumë dakord. Duhet të kemi guximin të vendosim objektiva utopikë dhe të besojmë në to.
Cila është metoda “Marotta”?
Gjatë pjesës më të madhe të jetës kam dëgjuar ata që ishin më të vjetër se unë. Më pas, në pjesën e dytë të jetës sime, po përpiqem të jap mësimet që kam marrë. Unë ende kënaqem shumë, ndryshe nuk do ta bëja këtë punë. Pasioni është ai që më stimulon; adrenalina e një ndeshjeje nuk të jepet nga asgjë dhe askush.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd