Transmetuar më 21-12-2024, 15:23

GREQI- Dy gra janë qëlluar me armë zjarri në Greqi mbrëmjen e së premtes. Siç raportohet plagosja e dy grave të moshës 35 dhe 31 vjeç, ka ardhur si hakmarrje për vdekjen e 5-vjeçarit, ngjarje e ndodhur më 1 nëntor në Markopoulos, ku i mituri u qëllua brenda makinës së babait të tij.

Gjithashtu bëhet me dije se autorët e atentatit të mbrëmshëm në Markopoulos i përkasin rrethit të familjes së fëmijës 5-vjeçar. Sipas informacioneve, përplasjet mes dy grupeve shqiptare rome kanë të bëjnë me drogën. Autoritetet kanë vijuar tashmë arrestimin e një personi, emri i të cilit është bërë i ditur nga dy të plagosurat, të cilat janë dërguar në spital me plagë në krah dhe këmbë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit